• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
200 MIJË LEK NGA PORTOFOLI DHE 60 MIJË NGA KARTA E BANKËS/ Kush është infermierja e Infektivit që vodhi pacientin që ndërroi jetë (EMRI)
Home
Sociale

200 MIJË LEK NGA PORTOFOLI DHE 60 MIJË NGA KARTA E BANKËS/ Kush është infermierja e Infektivit që vodhi pacientin që ndërroi jetë (EMRI)

26 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Roniada Hysa është infermierja e Spitalit Infektiv në Tiranë, e cila është arrestuara sot nga Policia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19.

Sipas njoftimit, 30 vjeçarja me banim në Durrës u arrestua pasi, në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Roniada Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Rreth një javë më parë ngjarja është transmetuar edhe në emisionin investigativ “STOP”.

Denoncimi në STOP

Më datë 19 janar 2021 emisioni investigativ ka publikuar historinë e një ish-pacienti me Covid-19, i cili u intubua në datë 25 dhjetor dhe në datë 27 humbi jetën. Ai kishte brenda në portofolin e tij kartë ID, patentë dhe kartë banke (bashkë me kodin të shënuar në letër).

Në datë 22-25 dhjetor pacientit nuk ia lëvizi njeri portofolin. Në datë 25 e intubuan. Ditën që e zhveshën nga rrogat për ta intubuar e zhveshën dhe nga lekët.

Pacientit fillimisht i marrin 200 mijë lekë në bankë me anë të kartës së bankës. Kaluan pak kohë dhe hajduti shkoi tërhoqi prapë, prapë 200 mijë lekë, dhe herën e tretë prapë 200 mijë lekë. Një prej këtyre shumave është tërhequr dhe nga një bankë në Durrës.

Brenda në portofol kishte 200 mijë lekë. Por ditën që djali i viktimës mori sendet personale të të atit, në portofol gjeti vetëm 2 mijë lekë të vjetra.

Djali i të ndjerit: Ngjarja ka ndodhur te QSUT, te Infektivi, në 24 nuk kam folur me të, i kanë marrë telefonin dhe në 27 ndërroi jetë. Funerali erdhi, pritëm përcollëm njerëzit dhe kur mora gjërat personale vura re si i mungonte karta e bankës dhe 200 mijë lekë të vjetra në portofol.

Kur ia futa në portofol 200 mijë lekëshin i pashë dhe kartën e bankës, ditën që ia mora karta e bankës nuk ishte. Nuk më interesojnë lekët, s’ka rëndësi kjo. E mora infermieren në telefon dhe i thashë që babit tim i ka humbur karta e bankës, ajo më tha që nuk është puna ime kjo, mos m’i bjer telefonit më sepse po bëj “shopping”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E KORONAVIRUSIT/ Mbi 100 milion të prekur nga COVID në mbarë botën, prijnë SHBA-të
Previous article KORONAVIRUSI/ Çekët të irrituar nga disiplina gjermane për Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT