• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
200 EURO KUNDREJT SHËRBIMEVE SEKSUALE/ Zbulohet qendër prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, e pësojnë edhe 6 klientët shqiptarë
Home
Breaking News

200 EURO KUNDREJT SHËRBIMEVE SEKSUALE/ Zbulohet qendër prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, e pësojnë edhe 6 klientët shqiptarë

5 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”.

Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze:

C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'KA MË TOKË E XANUN..."/ Rama sërish sot thirrje për bizneset, publikon fotot nga “21 dhjetori”
Previous article MILORAD DODIK SHMANG PARABURGIMIN/ Paraqitet në prokurorinë e Bosnjes

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË SARANDË/ I riu u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit, por çanta e “tradhtoi” Aktualitet

POLICIA AKSION NË SARANDË/ I riu u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit, por çanta e “tradhtoi”

TRAGJIKE/ Automjeti del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 19-vjeçari! Plagoset shoferi 18-vjeçar dhe një tjetër Aktualitet

TRAGJIKE/ Automjeti del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 19-vjeçari! Plagoset shoferi 18-vjeçar dhe një tjetër

SITUATA E TENSIONUAR NË THETH/ Reagon Arqipeshkëvi i Shkodrës: Dënojmë dhunën! Themelore ta mbrojmë mjedisin Aktualitet

SITUATA E TENSIONUAR NË THETH/ Reagon Arqipeshkëvi i Shkodrës: Dënojmë dhunën! Themelore ta mbrojmë mjedisin

Facebook Comments

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT