• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
20-VJETORI I FORCAVE SPECIALE/  Xhaçka: Aset kombëtar, do të modernizohet
Home
Politikë

20-VJETORI I FORCAVE SPECIALE/ Xhaçka: Aset kombëtar, do të modernizohet

21 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Batalioni i Forcave Speciale shqiptare nuk ka qenë kurrë më i bukur e më festiv se sa në ditën e 20-vjetorit të krijimit, e cila u shndërrua në festë, ku morën pjesë edhe familjarët e pjesëtarëve të këtij batalioni.

Për të festuar 2 dekada histori e angazhime të njësisë elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vlerësoi maksimalisht kontributin 20-vjeçar të Forcave Speciale. “Përgjatë 20 vjetëve, Forcat tona Speciale ia kanë dalë me sukses të pasurojnë CV-në e tyre me një gjeografi dhe shumëllojshmëri angazhimesh, operacionesh, në vende me rrezikshmëri të lartë, dhe të jenë trupa më elitare e Forcave tona të Armatosura.

Kjo trupë është një aset kombëtar dhe këta djem janë krenaria e Forcave tona të Armatosura, krenaria e vendit tonë, krenaria e secilit prej nesh. Janë heronj të heshtur për të cilët flet vetë historia.

Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Zonja Xhaçka nuk la pa përmendur kontributin e ish-pjesëtarëve të këtij batalioni, që siç tha ajo, “përkushtimi, profesionalizmi dhe idealizmi i tyre shërbejnë si frymëzim për brezat që vijnë.”

Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes vlerësoi edhe rolin e veçantë dhe të pazëvendësueshëm të familjeve të efektivëve specialë, sakrifica e të cilave, sipas saj, ka shërbyer për një Shqipëri më të sigurt.

Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka nuk la pa falënderuar aleatët tanë, SHBA-të dhe Turqinë për ndihmën e tyre profesionale dhe bujare në përgatitjen e Forcave tona Speciale.

Duke iu drejtuar efektivëve trupave specialë, ministrja Xhaçka premtoi mbështetje, si në trajtimin e tyre, ashtu edhe në modernizimin e batalionit. “Forcat tona Speciale, kjo forcë e vogël, po me një mision të madh, do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen tonë për të marrë vlerësimet e duhura për punën që ata kryejnë.

Siguria sot është mbi gjithçka dhe këta djem, janë këtu pikërisht si gardianë të lirisë dhe të sigurisë së vendit tonë dhe si të tillë duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë.

Gjithashtu, ne do të vijojmë punën që kjo forcë të modernizohet më tej dhe mbetet në lartësinë e detyrës.

Jeni vërtet specialë dhe vendi do t’ju jetë përherë mirënjohës për çfarë ju keni bërë dhe vijoni të bëni.”- theksoi ministrja Xhaçka, e cila kujtoi edhe dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli, duke vënë një buqetë me lule në bustin e tij.

Familjarët, por sidomos fëmijët e pjesëtarëve të batalionit të Forcave Speciale u bënë pjesë e një programi argëtimi me animatorë dhe numra cirku.

Me këtë rast, u ekspozuan armatimet, pajisjet dhe mjetet që ka në përdorim batalioni i Forcave Speciale, ku gjithashtu fëmijët ishin frekuentuesit më të mëdhenj.

Në festën e 20-vjetorit të Forcave Speciale morën pjesë gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandantët e forcave, ish-komandantë e këtij batalioni, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, si dhe të ftuar të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEONA QERETI NUK DI TË NDALET/ Këngëtarja publikon foto "TOPLESS" nga Miami
Previous article E RËNDË/ Sulm me bombë në Afganistan, 11 të vdekur

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT