Ish-sekretarja e Shtetit të SHBA, Medeline Albrinht ka mbajtur një fjalë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ajo tha se Kosova në këto 20 vite ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka treguar se e do demokracinë.
“Kam kënaqësinë që të jem me të gjithë sot ju. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje mes vrasjeve barbarare dhe të dretjave të njeriut. Ka qenë një luftë mes demokracisë dhe tiranisë. Për 11 aleanca jonë u mbajtën të fortë dhe treguam botës se çfarë ndodh kur në luftojmë bashkë. Gjatë luftës unë takova një djalosh që kishte një letër në dorë dhe shkruante se e dotne Amerikën dhe donte të qëndronte në Kosovë. Unë i thash se NATO do të jetë aty me ju dhe do u ndihmojë që të jeni të sigurtë. Kosova pas disa javësh ishte më në fund e lirë. Shumë ka ndyshyar nga ajo ditë e 20 viteve më parë dhe sot të gjithë kosovarët shprehen se janë për demokraci dhe po vendosin bazat për një demokraci të fortë. Ju keni bërë shumë për të bërë këtë gjë. S’ka qenë vendim i lehtë, por Clinton donte që Kosova të ishte shtet i lirë. Më telefonoi në mesnatë para bombardimeve dhe më tha Madaleine ne po bëjmë gjënë e duhur.”, ishte kjo një pjesë nga fjala e ish-Sekretares së Shtetit.