Motra e 20 vjeçarit nga Skrapari që u vra me thikë një javë më parë në qendër të kryeqytetit të Islandës, i ka dedikuar një status të dhimbshëm të vëllait në faqen e saj në Facebook. Në këtë status ajo shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait të saj.
“Une.. ne .. te gjithe po te prismim se na the qe do vije? Na genjeve? Ne prape po te presim po kush? Kush nga ne e dinte se do te vije keshtu sic po vjen si nje furtune qe mbasi mbaron ka shkatrruar shume gjera..shume endrra..shume plane…Ti prape do vish e do ikesh perseri..per here te fundit?! Te kete vall fund? Joo joo nuk ka se po te kishte ti me gjithe qenien tende duhej te ishe ketu me ne..prane nesh…”, janë këto disa nga fjalët e motrës së Klevisit.



