Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA, Madaleine Albright, ka thënë se ndjehet e nderuar pasi iu nda çmimi “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti Hashim Thaçi.
Gjatë ceremonisë së marrjes së këtij çmimi, Albright u shpreh se ishte shumë e lumtur që është pjesë e Kosovës.
“Më duhet të them se jam e nderuar dhe asgjë nuk më bën më të lumtur sesa që jam pjesë e Kosovës. Kurrë s’do ta harroj ardhjen në Prishtinë menjëherë pas luftës ku shiheshin turma njerëzit dhe slogane “Faleminderit Amerikë”, është shprehur Albright.
Më tej ajo është shprehur se SHBA bëri gjënë e duhur që të ndihmojë njerëzit e Kosovës që ta fitojnë lirinë.
“Jam e lumtur që jam këtu. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihem si sikush që ka kontribuuar për këtë”, shtoi ajo.


