• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“20 MIJË NXËNËS NË KLASA KOLEKTIVE”/ Kushi: Do të financojmë 50% të transportit të fëmijëve
Home
Politikë

“20 MIJË NXËNËS NË KLASA KOLEKTIVE”/ Kushi: Do të financojmë 50% të transportit të fëmijëve

8 November, 2021 s.autor Politikë

Rreth 20 mijë nxënës në vendin tonë mësojnë në klasa kolektive. Shifrën e bëri me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku ka raportuar për projektbuxhetin 2022.

Problemi i kalsave kolektive në zona periferike sipas Kushit lidhet ngushtë dhe me transportin pasi infrastruktura është e vështirë dhe çmimi i biletës kushton.

Për të zgjidhur këtë problem ministrja tha se knë nisur një VKM që do rrisë me 50% financimin për transportin e nxënësve, dhe kjo është drejt miratimit në Këshillim e Ministrave.

Në buxhetin e vitit që vjen Kushi tha se kanë përfshirë fondin prej 950 milionë lekë që është i dedikuar pikërisht për transportin e nxënësve dhe të mësuesve.

“Shërbimi i transportit, ka qenë një problem shumë i theksuar i cili lidhet ngushtë dhe me ekzistencën e klasave kolektive, ne kemi realizuar një reformë në përqendrimin e shkollave apo në uljen e nurmit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, e vërteta është se kemi një numër të caktuar nxnësish rreth 20 mijë që mësojnë në klasa kolektive kjo është e lidhur me transportin. Sepse edhe infrastruktura atje është e vështirë por edhe çmimi i biletës, shpesh procedurat që organizohen nga drejtoritë rajonale për transportin e nxënëve dështojnë sepse operatorët sjanë të interesuar të marrin nxënës nga zona të largëta për një çmim që është i ulët.

Prandaj ne kemi filluar vkm që do rrisë me 50% financimin për transportin e nxënësve. Jemi në përfundim të procedurës së shpejti do miratohet në këshill të ministrave, por ndërkohë ne kemi arritur që të përfshijmë në buxhetin e vitit që vjen fondin prej 950 milionë lekë që është i dedikuar pikërisht për transportin e nxënësve dhe të mësuesve.

Është fjala 35 mijë nxënës që kanë vendbanim mbi 2 km larg nga shkolla dhe 12 mijë mësues që punojnë mbi 5 km larg nga vendbanimi i tyre”, tha Kushi.

Kushi tha se për vitin e ardhshëm buxheti i parashikuar është 45.658 mld lekë, që në krahasim me buxhetin e 2021, kanë një rritje 2.767 mld lekë.

“Në arsimin parauniversitar, 32.6 miliardë lekë. Prioriteti kryesor është cilësia e reformave dhe gjithëpërfshirja. Risi është investimi për fuqizimin e teknologjisë dhe informacionit dhe laboratorët didaktik. Në shumë shkolla laboratorët kanë qenë të vjetruara, ose kanë qenë dhumë pak, ndërsa teknologjia e informacionit është emergjencë. Janë përcaktuar 570 milionë lekë për teknologjinë për një infrastrukturë moderne. Investimet nuk janë vetëm për këtë vit, për 3 vitet e ardhshme buxheti për teknologjinë të jetë 1.7 miliardë lekë, për të mundësuar 550 shkolla porsa i takon TIK . E njëjta edhe me laboratorët didaktik për lëndët, biologji, fizikë dhe kimi kemi parashikuar 400 milionë lekë këtë vit, ndërsa në tre vite do investohen 1.2 miliardë lekë, për 300 shkolla për laboratorët”, ka thënë ndër të tjera ministrja Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK HETIME PËR AVOKATIN DHE PROKURORIN NË GJIROKASTËR/ Dyshohet se morën 3 mijë euro ryshfet për të mbyllur çështjen
Previous article RASTE ME COVID-19 NË BURGUN E DRENOVËS/ Reagon Ministria e Drejtësisë: Ja sa të burgosur janë infektuar

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT