• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2 VATRA TË MËDHA ZJARRI NË MAMURRAS/ RREZIKOHEN 5 banesa. Era favorizon përhapjen e flakëve
Home
Breaking News

2 VATRA TË MËDHA ZJARRI NË MAMURRAS/ RREZIKOHEN 5 banesa. Era favorizon përhapjen e flakëve

1 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere. Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri sipas banorëve rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

Situata me zjarrin në Mamurras te Kurbinit vijon të jetë mjaft e vështirë. Flakët po përparojnë, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta. Aktualisht në lagjen “Demokracia” në Mamurras, zjarri po vijon të përhapet në sipërfaqe me pisha e shkurre. Ndërkohë mësohet se në zonën e Mamurrasit ka edhe një vatër tjetër në fshatin Shpërdhet. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e tyre. Nga zjarri janë 5 banesa që rrezikohen, ndërsa janë dy zjarrëfikëse që po mundohen për vënine nën kontroll të flakëve. Deri tani, rreth 10 hektar pyll janë në flakë, dhe zjarri po përparon drejt banesave.

Në lidhje me dy vatrat e zjarri në Mamurras, ka reaguar edhe ministri i mbrojtjes Niko Pelshi i cili shkruan se zjarri në këtë zonë është kritike, ndërsa njofton se aktualisht në të gjithë vendin janë aktive 5 vatra zjarri

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”, shkruan Peleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË ITALI/ Gruaja me COVID arratiset nga spitali disa ditë pasi solli në jetë fëmijën
Previous article FLAKËT NË VEND/ Vatra të shumta zjarri në kodrinat e Mamurrasit, forca të shumta zjarrfikëse (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT