Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes pas ndalimit të një 25-vjeçari në Elbasan të cilit ju gjetën në makinë 800 mijë euro dhe dy leje drejtimi për mjetet lundrurese në emër të ish-ministrit të Brendshëm.
Për paratë 25-vjeçari i ka thënë policisë se do të bënte një pagesë te Kurum në Elbasan ndërsa për patentat është munduar të sqarojë se i ka harruar në makinën e tij shoferi i Tahirit.
Tv Klan njoftoi se e ka kontaktuar me Saimir Tahirin dhe i ka kërkuar një koment mbi ngjarjen.
Tahiri është shprehur se “për momentin nuk mund të flasë për çështjen”.



