• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
2 MILION EURO/ Si do të investohen në zhvillimin e bujqësisë, ku 40% e popullësisë…
Home
Ekonomi

2 MILION EURO/ Si do të investohen në zhvillimin e bujqësisë, ku 40% e popullësisë…

21 March, 2019 k.autor Ekonomi

”Marrëveshja që po miratojmë sot për grantin 2 milionë euro me GIZ synon të adresojë si duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit të bujqësisë në Shqipëri drejt një bujqësie konkurruese. Katër janë shtyllat kryesore ku fokusohet ky bashkëpunim: e para është mbështetja për zhvillim të strategjive në përputhje me kërkesat e BE-së, e dyta promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara, e treta përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve ne bujqësi dhe në turizëm rural dhe e katërta rritja e kapaciteteve dhe njohurive në bujqësi si dhe zhvillim rural”, u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi gjatë seancës parlamentare.

”Ratifikimi i kësaj marrëveshje është një vendim i rëndësishëm që ne marrim për ata që jetojnë në zonat rurale dhe për gjithë ekonominë tonë kombëtare pasi krijon një perspektivë të re për zhvillimin e sektorit bujqësor”, tha Çuçi.

Ajo theksoi se, ”bujqësia ka qenë dhe mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë tonë duke kontribuar me rreth 18.5 % të GDPS, ndërkohë që 40% e popullsisë është e punësuar në këtë sektor. Klima dhe pozita jonë gjeografike është e favorshme për tregtinë më jashtë dhe ky është avantazh konkurrues për zhvillimin e sektorit bujqësor”.

”Avantazhet e arritura në këto vite flasin vet për një vëmendje të madhe që ne i kemi kushtuar sektorit bujqësor gjatë viteve të fundit. Rritja e prodhimit bujqësor vendas dhe përmirësimi i raportit import-eksport nga 1 me 6 që kemi pasur në 2013 në 1 me 3.3 në vitin 2018 janë treguesit më domethënës të qeverisjes tonë. Eksportet bujqësore në total në vitin 2018 kanë pasur një rritje me vlerë prej 7.4%. Gjithashtu fal politikave subvencionuese kemi arritur që sipërfaqja serë të rritet me 125 hektar në vit”, vijoi Çuçi.

”Kemi krijuar në bashkëpunim me BERZH dhe KFW dy instrumenta financiare për nxitjen e investimeve private në bujqësi nëpërmjet kreditimit të sektorit. Synimi i këtij bashkëpunimi është të lehtësojë kriteret për huamarrjen”, tha Çuçi.

Ai vijoi se, ”programi 100 fshatrat është një mbështetje e një lloji tjetër në sektor për të rritur zhvillimin e qëndrueshëm rural brenda në fshat dhe besoj me synimin që kemi që të krijohen qendrat model të turizmit rural në Shqipëri nëpërmjet investimeve të integruara në përmirësimin e infrastrukturës, nxjerrjen në pah të vlerave historike dhe kulturore të këtyre zonave, promovimin e produkteve karakteristike të territorit dhe krijimin e strukturave pritëse për turistët vendas dhe të huaj”.

”Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një bashkëpunim 2 vjeçar me FAO-në në mënyrë që të zgjerojmë rrethin e përfituesve nga subvencionet që na japin për sektorin e bujqësisë”, përfundoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI I HODHËN BOJË/ Ralf Gjoni: LSI, parti i çizmeve dhe e destabilizimit, NUK e kisha imagjinuar...
Previous article VALENTINA LESKAJ/ Dialogu politik, si një vokacion shqiptar euroatlantik!

k.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT