Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për të arrestuarit në Prokurorinë e Tiranës, për korrupsion, mes të cilëve prokurori Përparim Hasa dhe avokatja Donata Lepenica.
Gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg” për avokaten Donata Lepenica dhe Yzeir Balën, ndërkohë për Megi Naksin është dhënë masa “Arrest shtëpie”.
Burimet thanë se prokurori i arrestuar Përparim Hasa, është ende nën hetim.
Kujtojmë se avokatja ishte filmuar duke i dhënë 2 mijë euro prokurorit, Përparim Hasa, që të ndryshonte masën për një të dënuar, ndërkohë që hetimet për dy rastet në fjalë po kryheshin nga Krimet e Rënda, të cilët prej ditësh kanë bllokuar edhe serverin e kamerave për sigurimin e provave.