Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh pas përfundimit të seancës se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.
“U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat.
Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Prova për Altin Ndocin nuk ka” tha Visha. Ndërkohë që avokati i 22-vjeçarit është Avenir Stermasi, i zgjedhur kryesisht nga gjykata.


