• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tani 2.7 tonë drogë drejt Italisë. Goditet edhe tjetër një bandë vlonjate (FOTO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

Tani 2.7 tonë drogë drejt Italisë. Goditet edhe tjetër një bandë vlonjate (FOTO)

29 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër organizatë kriminale nga qyteti i Vlorës, të specializuar për trafikun e marijuanës drejt vendit fqinj. Karabinjerët nga qyteti Breshias, në veri të Italisë, kanë arrestuar në orët e fundit me urdhër të prokurorisë, 9 shqiptarë dhe 4 italianë të përfshirë në trafik.
Dy shqiptarët e tjerë, që kishin një rol të rëndësishëm në këtë organizatë kriminale dhe ishin pika e referimit në Shqipëri të kësaj organizate kriminale, kanë shpëtuar nga arrestimi. Ata dyshohen se fshihen në zonën e Vlorës.

Drejtuesi i repartit operativ të Breshias, që ka udhëhequr këtë operacion, i tha Report TV se 2 shqiptarët në kërkim do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtare. Për këtë arsye karabinjerët e Breshias nuk bëjnë publike emrat e të gjithë të arrestuarve deri më tani në kuadër të këtij operacioni që vijon ende.

Në krye të kësaj organizate është një shqiptarë 35 vjeçar, që jeton në Breshia dhe kishte si bashkëpunëtorë më të ngushtë vëllanë dhe nipin, tashmë të arrestuar. Ky operacion e ka pikënisjen në fund të vitit 2016 ku, nëpërmjet përgjimeve, karabinjerët italianë kanë zbuluar një ngarkesë me kanabis nisur nga Vlora në drejtim në Kalabrisë në Jug të Italisë.

Dyshohet që droga u transportua nëpërmjet një peshkarexhe e nisur më 26 dhjetor nga Shqipëria dhe droga u shkarkua 3 ditë më vonë. Sasia e drogës së transportuar ishte 2.7 ton marijuanë e presuar, e cila më pas u sekuestrua më 30 dhjetor në qytetin Artena afër Romës.

Ky ishte momenti i arrestimeve të para, siç tregohet nga fotot e anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ku u prangos një 45 vjeçar shqiptarë që zyrtarisht punonte si mekanik. Ndërkohë përgjimet kanë vazhduar për të identifikuar të gjithë organizatorët e këtij trafiku.

Nga përgjigjet u zbulua se shqiptarët me banim në Breshia porosisnin edhe sasi të konsiderueshme Kokainë nga Holanda. Atyre iu kapën 4kg Kokaine.

Kreu organizatës së bashku me vëllanë dhe nipin organizonte transportin me makina të modifikuara me dy shasi për fshehjen e Kokainës. Për të shmangur përgjigjet çdo javë ata ndërronin numrat e telefonit megjithatë survejimi nga karabinjerët mblodhi prova të mjaftushme për ti arrestuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çudira në Kukës, tre persona mbyllen në lokal dhe rrihen me grushte, ja arsyeja
Previous article E dashura e bosit të drogës Viola Spiro jua mbyll gojën të gjithëve me këto foto

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT