19 linja fluturimi janë konfirmuar për nesër, datë 2 qershor 2020, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Autoriteti i Aviacionit Civil shpërndan linjat e fluturimit drejt të cilave mund të udhëtohet nesër, por tërheq vemendjen e udhëtarëve pasi lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit Europianë.
“KUJDES: Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. ⠀
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme”, thuhet në njoftimin e AAC.
Fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:
✈️Albawings – Tiranë – Londër (STN) dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim
✈️Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Perugia dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë -Luton dhe kthim
✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bolonjë dhe kthim
✈️Aegean Airlines – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Bolonjë dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️TUI Airlines – Tiranë – Bruksel dhe kthim


