• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
18-VITE PAVARËSI/ Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë
Home
Rajon

18-VITE PAVARËSI/ Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

17 February, 2026 s.autor Rajon

Krerët e vendit kanë nisur aktivitetet shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pas ngritjes së Flamurit, krerët e vendit thanë se pavarësia e Kosovës është arritur me sakrifica të mëdha.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, teksa ka përkujtuar të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka në mënyrë qytetarët të gëzojnë sot shtetin e Kosovës, theksoi se sakrifica për të arritur deri këtu ka qenë shekullore.

“Shprehim respektin më të thellë për rrugën, vizionin dhe kontributin e presidentit tonë historik, Atit të Pavarësisë dhe arkitektit të saj, doktor Ibrahim Rugova. Për sakrificën e familjes Jashari, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Për mijëra dëshmorë e heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nderuar figurat e larta që kontribuuan për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, sot nderojmë edhe figurat e larta që kontribuan, në rrethana dhe periudha të ndryshme, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pavarësinë e nderojmë duke punuar me institucione funksionale, që veprojnë me integritet dhe profesionalizëm”, tha ajo.

Nga ana e tij, Kryeministri Albin Kurti theksoi se gjatë viteve të pavarësisë është rritur numri i njohjeve të shtetësisë, është zhvilluar ekonomia e vendit, është rritur mirëqenia e qytetarëve dhe është forcuar fuqia e shtetit. Kurti tha se shteti është ndërtuar falë sakrificës së shumë brezave.

Sipas tij, para tetëmbëdhjetë vitesh lindi pavarësia e Republikës së Kosovës, e cila u arrit falë shumë brezave veprimtarësh, ndër breza të panumërt të popullit tonë, që kontribuuan dhe u sakrifikuan që ne sot të jemi të lirë e të pavarur, me një shtet demokratik dhe sovran.

“Sot festojmë, por njëkohësisht nderojmë edhe rezistencën paqësore dhe kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Ai përmendi njohjet ndërkombëtare, që tani numërojnë 121 vende, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit; ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe në rritje; forcimin e ushtrisë dhe kapaciteteve mbrojtëse; sukseset ndërkombëtare në sport, art dhe kulturë; dhe pjesëmarrjen aktive në forume botërore.

Kurti foli gjithashtu për lëvizjen e lirë pa viza dhe hapat konkret drejt integrimeve evropiane, përfshirë aplikimin në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, duke i cilësuar si arritje që na bëjnë krenarë të gjithë.

Ai tha se përforcimi dhe zhvillimi i shtetit tonë kërkon angazhim të përbashkët me punë, dije dhe integritet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËPLAGOSJA E 18-VJEÇARES NË SAUK/ Lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës
Previous article URON PAVARËSINË E KOSOVËS/ Rama: Katër pengjet e UÇK në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT