• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
18 ORË SEANCË NË KUVEND/ Zgjidhen 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, rrëzohen 6 propozime të opozitës
Home
Politikë

18 ORË SEANCË NË KUVEND/ Zgjidhen 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, rrëzohen 6 propozime të opozitës

20 February, 2026 s.autor Politikë

Kuvendi ka miratuar në një seancë maratonë që zgjati plot 18 orë disa projektvendime për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke zgjedhur katër anëtarë të rinj, ndërsa një kandidaturë u shty për votim në një seancë të ardhshme.

Me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan projektvendimin për zgjedhjen e Selami Xhepës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

Në një tjetër votim, me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, u miratua kandidatura e Holta Zaçajt, e cila do të bëhet pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të bankës qendrore.

Ndërkohë, projektvendimi për zgjedhjen e Matilda Shehut u shty për votim në një seancë tjetër plenare, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

 

Kuvendi miratoi gjithashtu me 74 vota pro, 17 kundër dhe asnjë abstenim emërimin e Ervin Metes si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës.

Po ashtu, me 73 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim, u miratua zgjedhja e Jonida Priftit si anëtare e këtij institucioni.

Ndërkohë Kuvendi ka votuar me 75 vota pro të maxhorancës ligjin e ri për shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu deputetët e majtë mbështetën draftin e ardhur nga Ministria e Jashtme dhe që ndër të tjera parashikon edhe testimin e diplomatëve brenda 12 muajve të hyrjes së tij në fuqi.

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Dispozitat e kësaj pike do të zbatohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit”, thuhet në pikën 3 të nenit 68

Opozita e votoi kundër projektligjin, ndërsa deputeti Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë abstenoi.

Shumica nga ana e saj rrëzoi në bllok gjashtë projektligje të opozitës, ku dy ishin propozuar nga Ina Zhupa (për trashëgiminë kulturore dhe një ndryshim në ligjin e arsimit të lartë), dy nga Jorida Tabaku (për statusin e minatorit dhe akcizat) dhe një nga grupi parlamentar i PL-së (për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe analizat laboratorike të ndotësve në ushqim).

Projektligjet morën vetëm 17 vota pro të opozitës në votimin në parim, pa mundur të kalonin në votimin nen për nen.

Nga ana e maxhorancës, deputeti Erjon Braçe abstenoi në tre propozime të opozitës, ndryshe nga grupi i tij që votoi kundër.

Votimet në Kuvend

Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

Votimi: 75 pro, 1 abstenim (Redi Muçi), 15 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 74 kundër

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 73 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë””.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 75 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 73 kundër

Projektligji “Për statusin e minatorit”.

Votimi: 17 pro, 1 abstenim (Braçe), 74 kundër

Projektligji “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratike për ndotësit ushqimorë”.

Votimi: 17 pro, 0 abstenim, 75 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike””.

Votimi: 74 pro, 0 abstenim, 16 kundër

Projektvendimi “Për miratimin e planit vjetor 2026, “Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022 – 2026””.

Votimi: 74 pro, 0 abstenim, 15 kundër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOI NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit Jurgis Çyrbja
Previous article SOT OPOZITA ZBRET NË SHESH/ Protestë para kryeministrisë

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT