• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
18 MILION EURO EVAZION ME TVSH/ Zbardhet skandali, si disa të varfër u bënë “biznesmenë”
Home
Breaking News

18 MILION EURO EVAZION ME TVSH/ Zbardhet skandali, si disa të varfër u bënë “biznesmenë”

18 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

12 biznesmenë të cilët u vendosën ditën e djeshme në pranga për ndërtimin e një skeme efektive duke përfituar nga TVSH, kanë dalë sot në Gjykatën e Tiranës, ku 3 prej tyre kanë marrë masën e sigurimit me 30 ditë burg ndërsa 9 të tjerët kanë marrë  masën “detyrim me paraqitje”.

Ata që do të qëndrojnë për 30 ditë në burg janë: Kudret Memaga, Gentjan Dedja dhe Bledar Metko. Ndërsa personat të cilët kanë marrë masën “detyrim me paraqitje” janë: Erald Sotiri, Satiljano Çifligu, Rigerta Bakiasi, Anita Brahimi, Myftar Ballushi, Hasim Çaçi, Aleksandër Gusho, Gerti Laho dhe Kristi Rrenja

Avokati i disa prej të ndaluarve, Enea Cenko, ka deklaruar për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, se në të vërtetë nuk janë biznesmenë por punëtorë të varfër të cilët kanë rënë viktimë të një skeme mashtrimi, ku iu është premtuar se do të ishin administratorë kompanish.

“Skema ka funksionuar e tillë; i është propozuar që të punësohen në rolin e administratorit, ata kanë pranuar, më pas kanë firmosur nën idenë se do të emëroheshin si administratorë, por më pas i kanë marrë prokurën. Nuk kanë arsyetuar shumë gjatë. Në të vërtetë ata janë të varfër, jetojnë në kushte migjeniste, menduan për një jetë më të mirë. Ata nuk kanë pasur as para për të paguar prokurat”, ka deklaruar avokati. Ai përmendi më tej edhe njërin prej të ndaluarve si rast konkret, Aleksandër Gushon.“Aleksandër Gusho është një 50-vjeçar me shkollë të mesme. Sipas atyre që më kanë thënë komshinjtë e tij Aleksandri ka ardhur nga Jetimorja, është i vetëm, djali e ka braktisur, është ndarë nga bashkëshortja e tij, në frigoriferin e tij mund të gjesh vetëm një kile vaj”, u shpreh avokati Enea Cenko.

Por a janë në të vërtetë edhe biznesmenët e të tjerë të përfshirë në skemë mashtrimi si rasti i Alekandër Gushos dhe Bledar Metkos?

Rrjeti, i cili ishte i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, i ka shkaktuar shtetit një dëm që përllogaritet në 18 milionë euro. Hetimet ndaj kompanive dhe biznesmenëve të përfshirë në qarkullimin e faturave fiktive, kanë nisur nga Prokuroria e Tiranës prej disa muajsh.

Nga këto hetime ka rezultuar se skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë. Më pas këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH.

Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet. Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga 4 studio të kontabilitetit. Kjo skemë ka përfshirë jo vetëm Tiranën, por edhe disa qytete të rëndësishme.

Kompanitë dhe personat nën hetim: 

SULA & LEO 
Bruno Osmani
Administrator
Anida Brahimi
Ish administrator
Erisa Islam
Ish administrator
Erald Sotiri
Ish administrator

BRUNA AL 
Luan Muka
Administrator
Petrika Treska
ish administratorë
Gerdi Lano
ish administratorë

JONUFRI
Myfaret Ballushi
Administrator

SIM 2B 
Gentjan Dedja
administator

UFI 02
Kudret Memaga
Administrator

ORI
Kristi Rrënja
Administrator

LUMI 06
Lumturije Murati
Administratore

Naxhire Gurakuqi 
Ish administratore

AA-117
Drita Frangaj
Administratore

R.S.I & T Group
Lirim Jella
Administrator

Robert Shabani
Ish administratore

AL-BER CO&CO
Esmeralda Cifligu
Administratore

Sentiliano Cifliku
Ish administratore

RI-GRE 96
Rigerta Bakijasi
Administratore

BLE-ME-18 INVEST 
Bledar Metko
Administrator

EZ&LA
Emiljano Frroku
Administrator

NADA 2005
Diana Ramizi
Administratore

KRIST-AL CONSTRUCSION
Arsen Roci
Administrator
Aleksandër Gusho
Ish administrator

ÇAÇI
Arsim Çaci
Administrator

UELSI
Dritan Cungu
Administrator

FROGY 03
Vladimir Sheshi
administrator

Leli 17
Enver Sheshi
Administrator

O&B INVEST
Gëzim Disha
Administrator
Astrit File
ish administrator

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PA ZHURMË, PA SHERRE/ Wanda Nara do dridhej para konkurrencës së Yolanthe (FOTO)
Previous article STRESI NË BURG/ Por ai dhe Kejsi do të bëhen prindër? Bukuroshja zbulon planet e qarta: Do të bëjmë... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara Aktualitet

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT