• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
17 HERË I DËNUAR, POR ASNJË DITË NË BURG/ Si e ka “ndihmuar” Gjykata Dibran Hoxhajn t’ia hedhë “paq” për krimet e kryera
Home
Breaking News

17 HERË I DËNUAR, POR ASNJË DITË NË BURG/ Si e ka “ndihmuar” Gjykata Dibran Hoxhajn t’ia hedhë “paq” për krimet e kryera

13 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen hetimore për Dibran Hoxhajn, autorin e vrasjes së Visar Cengut.

Hoxhaj, i njohur në të gjithë Kosovën për jetën luksoze, makinat e shtrenjta dhe florinjtë, për Gjykatën e Prizrenit ishte i varfër ekonomikisht. I njohur si Kobra, i riu përveç vrasjes së Visart Cengut, rezulton të jetë dënuar për 17 raste, por asnjëherë nuk ka vuajtur dënim me burg.

Nga të gjitha rastet e analizuara rezulton se ndaj Dibran Hoxhajt, Gjyqtarët kanë marrë parasysh në total 48 rrethana lehtësuese, ndërsa vetëm 5 rënduese, të cilat mund të ndikojnë që dënimi të jetë më i ashpër. Disa nga rrethanat lehtësuese ishin: se është student, se ka sjellje korrekte ndaj gjykatës, se ka rënë për herë të parë ndesh me ligjin, se është i varfër ekonomikisht, se është pajtuar me viktimën, se është beqar, se është i papunë, se është provokuar nga viktima, se është penduar, dhe se e ka pranuar fajësinë.

Rrahje, lëndime të rënda trupore, shmangie tatimore, vjedhje energjie, dëmtim i vulave zyrtare, dëmtim i pasurisë së huaj e kanosje, janë disa nga veprat penale për të cilat ishte dënuar ndër vite Dibran Hoxhaj.

Në shkurt të vitit 2021, gjyqtarët e Apelit, Kreshnik Radoniqi, Xhevdet Abazi dhe Afërdita Bytyçi, e konfirmuan dënimin me gjobë prej 6 mijë eurosh ndaj Dibran Hoxhajt për një vepër, e cila sipas ligjit dënohej nga 3 deri në 10 vite burgim. Në këtë rast për lëndim të rëndë trupor, Dibran Hoxhaj u dënua nën minimumin e paraparë ligjor, pra u dënua me vetëm 6 muaj burgim, i cili u konvertua në gjobë prej 6 mijë eurosh, ndonëse minimumi që mund të shqiptohej në këtë rast ishte 3 vite burg.Dibran Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’ akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.  Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Tritol banesës së shefit të krimeve në Shkodër, dëmtime në shtëpi e makinë. Policia: Kemi gjetur…
Previous article KTHJELLIME DHE VRANËSIRA KALIMTARE/ Sa shkojnë temperaturat sot, parashikimi i motit

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT