• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
16 vjeçarja SHQIPTARE që vdiq në TAKSI/ Autopsia zbulon detajin e RËNDË: Vajzës i hoqën… (FOTO)
Home
Breaking News

16 vjeçarja SHQIPTARE që vdiq në TAKSI/ Autopsia zbulon detajin e RËNDË: Vajzës i hoqën… (FOTO)

24 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohen detaje të rënda lidhur me vdekjen misterioze të 16-vjeçares shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në 2014 duke udhëtuar me një taksi nga Saranda në Janinë.

Detajet janë publikuar sot në mediat greke pasi vajzës së re iu krye autopsia. Referuar mediave greke, autopsia ka treguar se të miturës i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.

Mjeku grek që ka bërë autopsinë, ka treguar për mediat se vajzës i mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri.

Ndërkohë që analizat e gjakut dhe të urinës zbuluan se sasi të larta të likodainës, një lloj i anestezise që dyshohet të jetë përdorur, gjatë kohës që vajzës i janë hequr organet.
mediat greke
Ai ka kërkuar nga hetuesit të bëjnë test për oragnet e vajzës që pala shqiptare i dërgoi në Greqi për ekzaminime, duke mos e fshehur habinë e madhe për metodën e përdorur.

Autopsia vjen pas ngjarjes qe ndodhi me 15 Nëntor të vitit 2014, kur vajza me emrin Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek nje dentist në Sarandë me një taksist grek. Por gjatë kthimit për në Janinë, ku banonte se bashku me nënën e divorcuar nga i ati, vajza u bë keq dhe mbërriti pa jetë në spital.

Historia e 16-vjeçares
Vdekja e 16-vjeçares Kostandina Anagnosti u pasua me një hetim të Prokurorisë Sarandë, e cila përveç akt-ekspertimit të parë, të kryer një ditë pas vdekjes së vajzës, ka urdhëruar edhe një tjetër akt-ekspertim në shkurt të këtij viti.

Nga hetimet e deritanishme prokuroria ka mundur të ndërtojë edhe dinamikën e ditës së vdekjes së 16-vjeçares, e cila ka ardhur në Shqipëri pa autorizimin e prindërve, pasi personi që e shoqëronte nuk ka pasur prokurë të asnjërit prej prindërve të vajzës. Nga deklarimet e Spiro Papës, mësohet se vajza ka kaluar kufirin në datën 14.11.2014 dhe ka shkuar te gjyshja e saj në fshatin Dermish, të Sarandës.

“Spiro Papa mori vajzën gjatë paradites së datës 15 nëntor, në orën 11:00, nga fshati Dermish dhe u nis për në Sarandë. Rreth orës 11:20, Spirua e ka dërguar vajzën te floktorja ose parukeria që të priste flokët, e cila ndodhet në rrugën e tretë pranë gjykatës. Pasi ka rregulluar flokët, vajza largohet nga parukeria në orën 11:50. Ndërsa në orën 12:00 shkoi te dentisti, i cili ndodhet përballë spitalit të Sarandës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Sarandës.

Vajza ka ndërruar vetëm llastiqet e aparatit të dhëmbëve te dentistja dhe rreth orës 12:30, e shoqëruar nga shtetasi Spiro Papa, u nis në drejtim të Janinës, në Greqi, pa ndaluar askund.

Por rreth 3.5 kilometra larg nga klinika e dentistit, në fshatin Metoq, sipas deklaratës së Spiro Papës dhe sipas policisë, vajza humbi ndjenjat dhe nuk u përmend më. Spiro Papa deklaron se vajza pati dridhje në trup dhe menjëherë humbi ndjenjat.

Prandaj, sipas tij, ata u kthyen menjëherë për në urgjencën e spitalit të Sarandës. Pas mbërritjes në spital, vajza ishte e pajetë dhe vdekja e saj u konfirmua sipas kartelës klinike me numër 11717, e vitit 2014. Kjo u kartelë mban nënshkrimin e mjekut Th. Çavo.

Ndërsa dentistja që e mjekoi pak më parë, ka deklaruar se vajza është larguar nga klinika dentare në orën 12:30, të datës 15 nëntor 2014. Por edhe dinamika e datës 15 nëntor 2014 kundërshtohet nga babai i vajzës, i cili ngre dyshime për vonesën kohore, sepse distanca nga vendi i ngjarjes deri në spital është vetëm 3.5 kilometra. “Pra, kanë lindur dyshimet për vdekjen e saj, për arsye se koha prej tri orësh për të përshkruar 3.5 kilometra, nuk justifikon veprimin”, thuhet në kallëzimin penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Champions League me risi të reja sa i përket fitimeve për klubet
Previous article Partnerja e yllit të futbollit: Kurrë mos e bëni operacion gjoksin

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT