Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar me vdekjen e një 16-vjeçari sot në qytetin e Durrësit. Angjelo Gjakoza ka ndërruar jetë në spital pas ngjarjes së ndodhur pak më parë në lagjen Nr.15, në Spitallë, kur u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Thika e ka prekur në zemër adoleshentin nga Durrësi, ndërsa mjekët s’kanë mundur t’i vijnë në ndihmë.
Pas kesaj ngjarje të rende ka folur xhaxhai i viktimës: “Djali kishte shkuar 5 minuta me vonesë në mësim, dhe mesuesja nuk e kishte pranuar. Pas kësaj kishte dale jashtë dhe ishte konfiktuar me 17 vjeçarin. Arsyet nuk i dimë ende.
Ishte dërguar në spital nga kalimtarët. Kur mbërritem, ai kishte nderruar jetë.”
AlpeNews.al


