• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
16 SHTRIME ÇDO DITË NË SPITALET COVID, SHUMICA TË PAVAKSINUAR/ Mjekja: Më së shumti shfaqin vështirësi në frymëmarrje
Home
Sociale

16 SHTRIME ÇDO DITË NË SPITALET COVID, SHUMICA TË PAVAKSINUAR/ Mjekja: Më së shumti shfaqin vështirësi në frymëmarrje

3 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

As sot në oborrin e spitalit infektiv nuk munguan ambulancat që sillnin pacientë të infektuar për t’u shtruar. Mjekja Elda Qyra thotë se arsyeja kryesore e paraqitjes në spital është vështirësia në frymëmarrje.

“Problematika kryesore e ardhjes në spital është vështirësia në frymëmarrje, ajo që ne e quajmë insuficiencë respiratore dhe nevojat për oksigjen. Pastaj pjesa tjetër janë simptomat e tjera, temperatura, kolla, lodhja”, tha mjekja.

Çdo ditë shtrohen deri në 16 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga kryeqyteti.

” Çdo ditë shtrohen deri në 15-16 pacientë. Kryesisht është një moshë mesatare tek 60-70 vjeç por nuk përjashtohen këtu dhe mosha pak më të reja tek rreth 40-50 vjeç. Mund të ketë ndoshta pak rënie si trend por gjithsesi mbetet një mbizotërim i personave të pavaksinuar”, tha ajo.

Por në këtë spital nuk ka vetëm shtrime, ka dhe nga ata pacientë që preferojnë të largohen për t’u trajtuar në spitalet private. Tek infektivi shtrohen edhe pacientë që vuajnë pasojat e post-covid.

“Kemi komplikacionet e afërta të post-covid dhe ato të largëta. Të afërtat në përgjithësi vijnë në spitalin tonë sepse më së shumti kanë të bëjnë me anën pulmonare”, tha mjekja infeksioniste.

Nuk mungojnë as raste të pacientëve nga spitali “Shefqet Ndroqi” të cilët pasi rezultojnë covid pozitiv sillen drejt Infektivit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACION ANTIKORRUPSION/ 20 të arrestuar mes tyre 4 zyrtarë të ministrisë
Previous article COVID-19 NË KOSOVË/ Asnjë viktimë dhe 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT