Ministria e Shëndetësisë njofton se 121 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 155 persona, nga 847 mostra te marra ne total. Keshtu nurmi i te infektuarve ka shkuar qe nga fillimi i pandemise ne 7967.
Ndersa betejen me COVID-19 e kane humbur katër pacientë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 236.


