• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
15 VJET NË NATO/ Kujtimet e njerëzve që kontribuuan në anëtarësimin e Shqipërisë
Home
Politikë

15 VJET NË NATO/ Kujtimet e njerëzve që kontribuuan në anëtarësimin e Shqipërisë

1 April, 2024 s.autor Politikë

Rruga e Shqipërisë drejt Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk ka qenë aspak e lehtë dhe sot nga largësia e 15 viteve, disa nga protagonistët e këtij rrugëtimi, flasin për vështirësitë dhe avantazhet që solli ky hap i madh i bërë nga vendi jonë.

Kronika në vijim na sjell një pjesë të vogël të rrëfimeve që do të vijnë ekskluzivisht në reportazhin që do të transmetohet sonte në orën 20:30 në RTSH 1.

Sot Shqipëria  kujton një përvjetor të rëndësishëm, saktësisht në 1 prill të vitit 2009, Aleanca më e madhe ushtarake e planetit, NATO, përqafoi zyrtarisht vendin tonë si anëtar me të drejta të plota, një rrugë e gjatë dhe e vështirë për Shqipërinë që dy dekada më parë kishte lënë pas krahëve një nga periudhat më të errëta të historisë së saj.

“Shumë njerëz e parashikonin qartë që do të kishte një konflikt të përgjakshëm në Ballkan. Në ato kushte, Shqipëria merrte një rëndësi të veçantë edhe për Aleancën, edhe për SHBA-të”, shprehet Roland Bimo, ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, Plator Kalakula, ekspert i çështjeve të NATO-s thekson se “ideja e Ballkanit nuk është se zinte shumë vend në atë kohë në kancelaritë perëndimore pasi kishin probleme të tjera. Por gjithsesi është proces në të cilin kjo kërkesë zuri vendin e duhur”

Gazmend Oketa, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrit në kohën kur Shqipëria u anëtarësua, kujton se “në planin personal të jesh pjesëmarrës dhe aktor aktiv në momente të tilla të historisë së një vendi, sigurisht që është një gjë e cila mbetet përgjithmonë në kujtesën e cilitdo individi të angazhuar politikisht”

Ndërkohë, ish-ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli thekson se fakti që Shqipëria është pjesë e NATO-s, sot në kohë të trazuara, merr me shumë kuptim.

“Ishte shumë e nevojshme që Shqipëria jo vetëm të shtyhej drejt një angazhimi maksimal për t’u anëtarësuar. Por Shqipëria të bënte mirë detyrat e shtëpisë në mënyrë që anëtarësimi të vinte si një gjë normale, të vinte për shkak të reformave”, shprehet Kodheli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIGJET BALLKONI I NJË BANESE NË BERAT/ Zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën që po flinte
Previous article NJË TJETËR SHERR NË TIRANË/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet i riu në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT