• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
15-VJEÇARJA E ABUZUAR NË BABRRU/ Mirgit Vataj: Ne kemi dyshimin serioz që në Shqipëri ka një rrjet pedofilësh
Home
Aktualitet
Kronikë

15-VJEÇARJA E ABUZUAR NË BABRRU/ Mirgit Vataj: Ne kemi dyshimin serioz që në Shqipëri ka një rrjet pedofilësh

1 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte përfaqësuesi i organizatës “Alo 116” Mirgit Vataj. Organizata “Alo 116”, ishte struktura e parë që ka vepruar për abuzimin seksual, që është bërë nga roja i shkollës dhe tre të rinjtë e tjerë, ndaj 15-vjeçares nga Babrruja.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij Vataj dënoi përcjelljen e informacionit nga ana e mediave, dhe thotë se, duke ekspozuar viktimat, i mbyllim gojën viktimave të tjerë. Po ashtu Vataj shtoi se ekziston mundësia që kemi të bëjmë me një rrjet pedofilësh në të gjithë vendin.

“Ne filluam hetimin kush ishin fëmijët e përfshirë, kemi thelluar hetimet. Kemi ndërtuar një strategji për të shkuar në burim që informacioni të jetë i saktë. Ka patur dhe një kallzim të të lënduarës që e thjeshtësoi situatën. E nisëm me organizatën, organizatat kanë bërë punën e tyre gjatë kësaj kohe. Duhet të kuptojmë diçka, pedofilët janë prezent, mund të jenë staf akademik, mund të jenë prindër, mund të jetë kushdo. Janë persona që janë komunitet dhe te vendet që janë fëmijët. Jam i irrituar në mënyrën sesi është raportuar lajmi. Kujt i duhet se ku jeton fëmija, si ia merr informacionin babait të fëmijës. Praktikisht është një riabuzim i fëmijës, sinqerisht jam gati të dhuroj rrogën time për portalet që duan klikime vetëm që të mos bëhet kjo. Të gjithë partnerët tonë janë të irrituar në mënyrën që është përcjellë ngjarja. Kur bëhet fjalë për fëmijët, që duhet të jenë të mbrotjur, ne natyrisht kemi abuzuar. Mënyra sesi është raportuar sot heq fjalën e një viktime tjetër që është akuzuar, sepse kanë frikë të ekspozohen. Kjo situatë që ka ndodhur sot është turpi i medias. Të bazohen tek lajmi, të ruajnë fëmijën, të mos thonë zonën ku ka ndodhur etj etj. Mund të trajtojmë fenomenin, por jo të ekspozojmë fëmijën. Para disa vitesh kemi punuar bashkë me organizatën tonë partnere që shkolla të ketë profilin e prindërve dhe stafit të shkollës. Janë raportuar edhe raste kur ka pasur abuzime seksuale nga mësuesit në shkolla. Në momentin që ne marrim informaconin, ia themi policisë dhe ajo nis hetimet. (Bieta: Babai i vajzës ka deklaruar që ka bërë një denoncim) Këtë informacion nuk e kam. Në qoftë se babai ka denoncuar policia e shtetit duhet të nisë hetimet se përse nuk ka vepruar. Nëse kjo ka ndodhur, jemi përpara një neglizhence të thellë të policisë së shtetit. Policia kishte vetëm pamjen dhe ishte shumë e vështirë të bësh verifikime. Njëra nga këto video është dhe një dejtaj, video është publikuar në një platformë online. Ishin persona të rritur persona që i kishin bërë like kësaj video, janë 1.000 individë potencialë. Pedofilët mund ta njohin njëri-tjetrin. Ne kemi dyshimin serioz që në Shqipëri ka një rrjet pedofilësh. Të paktën disa ngjarje na kanë bërë që të kemi këtë dyshim të arsyeshëm”, tha Vataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DHUNA SEKSUALE FENOMEN SHQETËSUES"/ Shahini: Shkolla do të ndihmojë në eleminimin e saj...
Previous article I VËLLAI VIZITON VENDIN KU U VRA FLYOD GEORGE/ Ja cili është mesazhi prekës që dha

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT