• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
15 PLUMBA DREJT DEMIR BACKËS/ Fisi Backa kishte konflikt me një grup nga Tirana se i kishin ngacmuar…
Home
Breaking News

15 PLUMBA DREJT DEMIR BACKËS/ Fisi Backa kishte konflikt me një grup nga Tirana se i kishin ngacmuar…

24 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Fier, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Demir Backa, 57 vjeç.

Demir Backa ose siç njihej ndryshe (Dem se Agim) Backa, ishte në makinën e tij tip “Audi”, kur një makinë tjetër u afrua pranë tij dhe zbrazën karikatorin e kallashnikovit.

Bëhet me dije se në drejtim të tij u qëllua 15 herë, ku disa nga plumbat e marrë në trup i shkaktuan edhe vdekjen pak orë pas ngjarjes.

Burime për media bëjnë me dije se fisi Backa është me origjinë nga Kosova, por që prej vitesh jetojnë në Fier dhe se janë një nga tre më të pasurit në këtë qytet.

Mësohet se një vit më parë fisi Backa ka pasur një konflikt me një grup nga Tirana. Shkak i konfliktit ishte bërë se njëri nga biznesmenët në Tiranë, kishte ngacmuar mbesën e Demir Backës.

Nuk dihet nëse përplasja e ndodhur më parë ka ndonjë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë.

Kujtojmë që 57 vjeçari është vëllai i ish-anëtarit të Bandës së Pusit të MEzinit, Medi Backës, i cili njihej edhe si “Buç Backa”, i varër në 28 mars të vitit 1997 në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë, 17 shqiptarë dhe 6 romë.

Të quajtur me nofkën “Të fortët e Jugut”, kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.

Viktima ishte pronar i “Bar Piazza” në qendër të qytetit dhe i një hoteli në Sarandë.

Ende nuk dihen motivet e ekzekutimit të Demir Backës, ndërkohë që në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve afër vendit ku u ekzekutua 57 vjeçari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO FLAMURI SHQIPTAR...?" Rama replikon me komentuesit për ceremoninë në Egjipt: Ke parë ndonjëherë…
Previous article "TA PLAS MIKROFONIN..."/ Dalin pamjet e përplasjes mes Brunos dhe Hysenit në prapaskenë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT