Historia e saj i tronditi të gjithë, e në fakt ishte një ngjarje që nuk kishte ndodhur më herët. Pacientja e cila prej 14 vitesh është në koma, në muajin dhjetor solli në jetë një djalë, ndërsa stafi mjekësorë mbeti pafjalë pasi nuk e kishte kuptuar që ajo ishte shtatzënë.
Pacientja e cila ndodhet në koma në qendrën e mjekësore Hacienda Healthcare, SHBA, që prej moshës 3 vjeçare, ka rezultuar se është përdhunuar nga një prej infermierëve që punonte në këtë qendër që në vitin 2011.
I cilësuar si infermieri monstër, Nathan Sutherland, 36, vjeç, pasi janë kryeranalizat e ADN së bebit me të gjithë kampionet e meshkujve që punojnë në këtë spital, ka rezultuar se është ai babai.
Tashmë ai do të përballet me ligjin, ndërsa menjëherë pas zbulimit tronditës, ai është pushuar nga puna, ndërsa kolegët dhe prindërit e vajzës në koma, janë shprehur se ndihen të shokuar dhe se kanë pasur një mendim shumë pozitiv për të.
Mediat e huaja shkruajnë se rezulton se ai ka kryer marrëdhënie me pacienten për një periudhë të gjatë.
Ndërkohë, mësohet se fëmija gëzon shëndet të plotë.





