• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“14 VITE BURG”/ Ja dëshmia e biznesmenit që “kryqëzoi” Shullazin dhe grupin e tij
Home
Breaking News

“14 VITE BURG”/ Ja dëshmia e biznesmenit që “kryqëzoi” Shullazin dhe grupin e tij

14 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja ka qenë prova e fortë e prokurorisë që fundosi Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij. Për një periudhë 19-mujore në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë zhvilluar 53 seanca gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, ku gjatë kësaj kohe debati mbi provat ka qenë mjaft i tensionuar mes palëve. Një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi 14 vite burg për Shullazin, ndërsa në total për bandën e tij u dhanë 55 vite burg.

Avokatët mbrojtës dhe të pandehurit kanë pretenduar vazhdimisht se çështja nuk kishte prova konkrete, por ana ana tjetër prokuroria ka gjetur mbështetje tek dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili në cilësinë e bashkëpunëtorit të akuzës, ka treguar të gjithë aktivitetin kriminal që Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij kanë kryer ndaj tij, me qëllim tjetërsimin e shumave të mëdha të parave dhe tjetërsimin e ish-hotelit ‘Vollga’ në Durrës.

Pikërisht dëshmia e Ylvi Beqja, ishte ajo që mbajti në qeli Shullazin për 14 vite dhe katër anëtarët e tjerë të grupit Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi. Kjo pasi për tre akuzat e ngritur nga prokuroria e Krimeve të Rënda si ‘gjobëvënie’ dhe ‘shkatërimi me eksploziv të pronës’ ndaj biznesmenit Adriatik Kërçuku, ‘shkatërrim” me eksploziv ndaj pronës së Jani Zakës dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, Emiljano Shullazi mori pafajësi nga gjykata.

Pafajësi morën dhe katër anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal, për tre akuzat e sipërcituara. Gjykata tha se të pandehurit nuk ishin gjetur fajtorë për dy raste të vendosjes së tritolit ndaj subjekteve që ishin kërcënuar, përfshi tritolin në garazhin e biznesmenit Zaka. Po ashtu ata nuk ishin gjetur fajtorë as për kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni e ish-rektorit Dhori Kule.

Dënimet për grupin “Shullazi”

Emiljano Shullazi    14 vite burg

Gilmando Dani        12 vite burg

Endrit Qyja          10 vite burg

Endri Zela           10 vite burg

Blerim Shullazi      9 vite burg

Pretenca për grupin “Shullazi”

Emiljano Shullazi    17 vite burg

Gilmando Dani        15 vite burg

Blerim Shullazi      10 vite burg

Endrit Qyqja         11 vite burg

Endrit Zela          11 vite burg

Në seancë përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe asaj gjermane
Verdiktin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë monitoruar direkt dhe tre përfaqësues të ambasadës Amerikane dhe Gjermane në Tiranë, të cilët pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe dënimit të 5 të pandehurve, falenderuan dy prokurorët e çështjes Genti Osmani dhe Anton Martini, sapo këta të fundit dolën nga salla e gjyqit. Ndërsa Shullazi dhe katër të pandehurit e tjerë nuk ishin prezent në sallën e gjyqit. Ky nuk është dënimi i parë për Emiljano Shullazin, pasi disa vite më parë ai është dënuar për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, “Armëmbajtje pa lejë” dhe vepra të tjera penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOMAZHET PËR MID'HAT FRASHËRIN/ Berisha: Ata që urdhëruar eliminimin e tij fizik, kanë përfunduar në koshin e….
Previous article "ÇFARË I KA NDODHUR FYTYRËS TËNDE?" Pamja e këngëtares shokon fansat (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3 Aktualitet

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve Aktualitet

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT