Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kreu i PS në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen, duke renditur edhe arsyet.
Me anë të një postimi në Facebook, Tushaj thotë se arsyeja kryesore e dorëheqjes është rikandidimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Mirditë.
Ndër të tjera ai shkruan se Deda bën fushatë me njerëz me precedent penalë dhe gjithashtu ben emerime klienteliste pa marre parasysh partine.
Reagimi i Pal Tushaj
“Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të PS të njësisë vendore Rrubik .
Arsyeja e pare dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsyet e tjera jane:1 – zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushate vjen me kohë të plotë .
2 -Nuk përfill strukturat e PS
3 -Bën fushat me njerëz me precedent penal
Bën emërime klienteliste pa marr parasysh fare partine. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg
4 -Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca
Të mos mbash mend shokët e klasës
5 – Të qeshësh sa herë flet Ndreca
Kam dhe shume arsye të tjera që do ti them në statuset tjera.