Katërmbëdhjetë bashki në vendin tonë nga sot konsiderohen si zona të gjelbra, duke dalë nga regjimi i COVID-19 që prej më shumë se dy muaj ka patur ndikimet e veta. Bashkitë në fjalë janë Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.
Deri më tani në këto bashki bien në sy dy detaje. E para ka të bëjë me shtimin e numrit të lëvizjeve të qytetarëve dhe makinave, ndërsa e dyta është mos respektimi i masave të sigurisë. Siç duket qytetarët në këto bashki nuk e kanë kuptuar se dalja nga zona e kuqe nuk do të thotë mosrespektim i masave të sigurisë.


