• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
137 KILOGRAM KOKAINË NË PORTIN E DURRËSIT/ Pronari: Këtë punë e bëj prej 9 vitesh, Zoti më shpëtoftë
Home
Breaking News

137 KILOGRAM KOKAINË NË PORTIN E DURRËSIT/ Pronari: Këtë punë e bëj prej 9 vitesh, Zoti më shpëtoftë

2 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër ditë pas operacionit “Kuito”, ku u kapën 137 kg kokainë dhe u arrestuan dy persona, hetuesit kanë dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar. Referuar kamerave të sigurisë të sekuestruara në Portin e Durrësit, ka rezultuar se në momentin e marrjes së pakove në kontejner nga Ardian Bega dhe Altin Myslihak, pako që ishin zëvendësuara me oriz, kamera kryesore e sigurisë me kënd 360 gradë dhe me rezolucion të larte, ka lëvizur fokusin nga kontejneri ku gjendej droga. Të vetmet që kanë regjistruar janë dy kamera fikse, që nuk kanë një panoramë të qartë.

Hetuesit dyshojnë se pritësit e drogës kanë pasur bashkëpunëtorë në administratën doganore. Por hetimet e deritanishme nuk kanë zbuluar ndonjë të dyshuar.

Pas marrjes së pakove nga kontejneri, policia nuk mundi të arrestojë një prej të dyshuarve kryesorë, Gentian Malindin. Ky i fundit është larguar me makinë së bashku me Begën dhe Mylsihakën. Malindi arriti t’i shpëtojë policisë, ndërsa Bega dhe Myslimhaka nuk u ndaluan atë natë, por një ditë më pas.

“Alba Exotic Group”, kompania që tentoi të transportonte 137 kilogramë kokaine kishte kryer plot 151 udhëtime me të njëjtin itinerar. Eduard Dauti, pronari i kësaj kompanie këtë të martë në emisionin Opinion ka folur mbi këtë ngjarje, në kontenierët e kompanisë së tij.

“Unë jam njoftuar fillimisht për herë të parë, nga portalet. Unë sjell banane javë për javë. Ato janë banane dhe unë bëj këtë punë prej 9 vitesh. Unë sjell banane dhe limona nga Amerika latine.  Nuk kisha asnjë dijeni që brenda kësaj ngarkese kishte drogë. Ne e kemi mësuar të premte në darkë, unë sjell minimalisht 450 kontenierë në vit. Mesatarisht 1 kontenier në ditë”, deklaroi zoti Dauti.

Ai tha se si biznesmen në këtë fushë ka frikë, pasi mund të ndodh që si në këtë rast brenda kontenierëve me banane të fute dhe lëndë narkotike.

“Zoti më shpëtoftë, faleminderit DEA apo autoriteteve shqiptare kush i zuri, sepse unë do isha i arrestuar. Kontenierët do kishin kaluar në skaner dhe unë do isha arrestuar. Policia nuk më kanë marrë në fare në pyetje për ngjarjen”, theksoi më tej ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPEN 1 MILIONË PAUND DROGË/ Ja EMRAT e 7 SHQIPTARËVE të arrestuar në Angli (FOTO)
Previous article U KAP DUKE SHKATËRRUAR MAKINËN/ Policia i gjen drogë dhe 2 thika në çantë (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT