• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
13 VITE NË BRITANI/ “Daily Mail”: Gentian Doda, një nga më të kërkuarit nga policia
Home
Aktualitet
Kronikë

13 VITE NË BRITANI/ “Daily Mail”: Gentian Doda, një nga më të kërkuarit nga policia

10 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Daily Mail” i ka kushtuar një artikull Gentian Dodës, ku shkruan për bëmat e kriminale dhe se si arriti të hynte dy herë ilegalisht  në Britani. Një operacion  sekret  mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës më 6 Maj 2019.

Pavarësisht se cilësohej si një nga të dyshuarit më të kërkuar nga policia britanike, ai arriti të qëndronte në këtë vend për 13 vjet, shkruan “Daily Mail”, duke shtuar se herën e parë në ai u ndalua vetëm falë autoriteteve amerikane, të cilët kontrolluan gjurmët e gishtërinjve pasi ai fluturoi drejt Los Angeles me pasaportën e tij false.

Doda u deportua dhe pasaporta e tij u konfiskua  katër vjet më vonë shkruan “Daily Mail”, pasi i kishte dhenë ryshfet një gjykatësi në Shqipëri për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, ku mbeti edhe për dy vjet të tjerë.

Emri i Gentian Dodës doli nga disa përgjime ku ishte i përfshirë gjyqtari Shkëlqim Miri, i paguar nga Doda për ta liruar nga burgu përmes dy sekserëve, njëri prej tyre kushëri i gjyqtarit Miri. Ish gjyqtari Miri kundrejt shumës 30.000 euro, ndryshoi veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën duke i dhënë lirinë.

Doda ka dalë përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër, por kritikët në Britani paralajmëruan se çështja ngre pyetje të reja në lidhje me lehtësinë me të cilën kriminelët e huaj mund të futen në Mbretërinë e Bashkuar dhe të marrin shtetësinë.

Në artikullin e saj, Daily Mail shkruan se 40-vjeçari Doda është pjesë e bandës së rrezikshme “Kola” e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.

Së bashku me katër bashkëpunëtorë, Doda në atë kohë18-vjeç,  i zuri  pritë një udhëheqësi  të bandës rivale dhe hapi zjarr. Rivali Asllan Gjoka  dhe një kalimtar u vranë. Pas kësaj Doda iku në Mbretërinë e Bashkuar, ku kërkoi azil, duke pretenduar se ai ishte një refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë. E në 2004-ën mori shtësinë britanike.

Një vit pasi u pajis me pasaportë ai u arrestua në Londër për prishje të qetësisë publike, por sërish autoritet londineze dështuan të mësonin identitetin e tij të vërtetë.

Në 2009-ën ai u shpall si një ndër 16 personat më të kërkuar në Britani, teksa ai kishte udhëtuar gjatë kësaj kohe 2 herë në Shqipëri me një emër fals.

Doda u kap më  në vitin 2011 në Los Angeles. Gjatë një hetimi u zbulua se nuk ishte në gjendje të shqiptonte emrin Mitrovica, qyteti kosovar nga i cili pretendonte se vinte ose të kujtonte adresën e shtëpisë ku ai  ishte rritur, shkruan Daily Mail.

Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012 dhe u burgos për dy vrasjet. Por pas katër vitesh pas hekurave, ai kundrejt shumës prej 30.000 euro fitoi lirinë duke i dhënë rryshfet gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili ia uli dënimin.

Pas lirimit të tij, Doda shkoi përsëri në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të për ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.Në fund ai u arrestua në Londër më 6 Maj 2019. Përpara Gjykatës së ekstradimeve ai ka pranuar të kthehet në Shqipëri për t’u përballuar me akuzat e reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ David de Gea "pro" rinovimit me "Djajtë e Kuq", por agjenti i lojtarit...
Previous article DOPIETË NDAJ ARSENAL/ Shqiptari Armando Broja i jep fitoren "Bluve të Londrës" (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT