• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
13 VATRA ZJARRI NË ORËT E FUNDIT/ Nga Tirana, në Finiq e Leskovik, si paraqitet situata
Home
Aktualitet
Kronikë

13 VATRA ZJARRI NË ORËT E FUNDIT/ Nga Tirana, në Finiq e Leskovik, si paraqitet situata

22 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë shuar, 2 janë aktive dhe 2 janë në monitorim.

Aktualisht vatrat aktive janë në Pezë Helmës dhe Ibë në Tiranë; në Parkun Natyror Gërmenj në Leskovik dhe në fshatin Dërmish në bashkinë Finiq. Te kjo e fundit në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve.

Bëhet me dije se aktualisht nuk ka rrezik për banesat nga zjarri.

Njoftimi i plotë:

Situata e zjarreve në vend

Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat:

– 9 vatra janë shuar,

– 2 vatra janë aktive,

– 2 vatra janë në monitorim.

Aktualisht aktive mbeten vatrat në:

Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë: Vatra e zjarrit po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.

* Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë: Është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një vatër u shua një ditë më parë. Terreni është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 12 forca zjarrfikëse me pajisje individuale dhe 4 forca të APR.

* Parku Natyror Gërmenj, njësia Leskovik: Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.

* Fshati Dërmish, njësia Finiq, Vlorë: Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË SHQIPËRI KA QENË ME KARTELË"/ Vrau gruan e tij, daja thirrje Pandeli Nakolecit: Dorëzohu, mos u ul kokën fëmijëve
Previous article FOTOLAJM/ Përfshihet nga flakët gomonia me pasagjerë në Potam

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT