Maratona e së dielës premton jo vetëm argëtim dhe festë, por edhe një garë të fortë sportive. Dhe këtë e garanton pjesëmarrja e shumë profesionistëve nga vendi dhe 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota kështu shkruan kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
E diela i bie data 13 tetor dita e cila është caktuar nga presidenti i Meta, si data e zgjedhjeve lokale pas ç’dekretimit të 30 qershorit nga ana e tij. Ky akt i presidenit nuk gjeti përkrahje as nga partia demokratike dhe as nga qytetarët.
Erion Veliaj dy muaj më parë pohoi se po në 13 tetor qytetarët do zgjedhin nëse do qëndrojnë në shtëpi apo do të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës 2019 ku mund të zgjedhësh sërish mes disa garave të ndryshme.
Duket se qytetarët do zgjedhin maratonë se zgjedhjet u bënë më 30 qershor dhe akti i presidentit po gjykohet sot nga Venecia. Komisioni në opinion raportin e saj e cilësoi se Meta ka shkelur kushtetutën.(lexo këtu)
Në postimin e sotë Veliaj ka shtuar se, 130 ushtarak do të provojnë veten të dielën që të sfidojnë edhe vrapuesit profesionist në një garë rezistence siç është ajo Gjysmë-Maratonës. Të dielën garë duket se do ketë dhe ajo do jetë për fituesin e Maratonës së Tiranës.
/AlpeNews.al


