Dy shtetas kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm në kufirin e gjelbërt të Shqipërisë me Greqinë, në zonën e Igumenicës. Bëhet fjalë për Andrea Aliaj 24 vjeç lindur në Vlorë, dhe Bledar Zotaj, i moshës 34 vjeç lindur në Greskë. Të dy janë kapur me një sasi të konsiderueshme prej 125 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë. Përveç kësaj bëhet e ditur se droga ka qenë e paketuar dhe e vendosur në automjetin e personave të arrestuar. Synim kishte brigjet e Italisë, ndërsa aksioni i kapjes është finalizuar në orët e para të mëngjesit.


