• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
12-VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Qytetarët: Rikthehemi në familjet kuksiane që na pritën në luftë…
Home
Aktualitet

12-VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Qytetarët: Rikthehemi në familjet kuksiane që na pritën në luftë…

17 February, 2020 Delo.autor Aktualitet

Të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që 12-vjetorin e Pavarësisë kanë zgjedhur ta festojnë në Shqipëri. Ka nga ana që kanë preferuar të rikthehen në familjet shqiptare që i pritën në shtëpitë e tyre në kohën e luftës me Serbinë. E tillë është edhe një familje nga Kosova e cila po shkon drejt Kukësit, aty ku i kanë pritur kur i kanë ikur luftës.

Në pikën kufitare të Morinës, të gjata janë radhët e krijuara të automjeteve, e megjithatë kjo nuk duket një pengesë.

“Shumë gjë normale është kjo, duhet edhe në shqiptarët të mësojmë të presim”, thotë një shtetas i Kosovës i cili jeton në Gjermani.

Të tjerë thonë se kufiri duhet të hiqet ose të lehtësohen edhe më tej procedurat, dhe këtë e shpresojnë ta realizojë kryeministri i ri, Albin Kurti.

“Tepër kemi duruar për këtë vit. duhet që sot me u heq, s’ka dashur të jetë kurrë ky kufi, Ne jemi të lidhur në mënyrë natyrore, një babë kemi”.

“Është hequr kufiri, nuk po shoh probleme, gati jemi bashkuar dy shtetet”.

“Jam i bindur që ka me u heq shpejt kufiri”.

“Qeveria e re me Albin Kurtin do ta sjellë Kosovën e Shqipërinë mbarë”, shprehen disa nga banorët, megjithëse për shumë të tjerë është herët për të folur për qeverinë e re të Kosovës.

Të tjerë shfaqen mjaft entuziastë dhe besimplotë se ky 12-vjetor i pavarësisë do të jetë i mbari nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

“Ja ka me drejtu ai, ja nuk ka burrë shqiptar që drejton. Ai Albin Kurti”, thotë një qytetar i Kosovës.

“Ky përvjetor vjen me gjithë të mirat, jemi çliruar prej shkaut, falënderojmë dëshmorët”, thotë një tjetër.

Në radhët e tyre, të cilët vijnë në Shqipëri jo për të festuar, por për punët e tyre, ka edhe nga ata që nuk besojnë tek asnjë qeveri.

“Shteti është duke shkuar mbrapsht, e kemi humb pavarësinë”.

“Këtë pavarësi e kemi pritur me qindra vjet. Ende nuk po e shijojmë pavarësinë e plotë të shtetit, uroj që ky vit t’i përcjellë të gjitha sukseset e mëtejshme“, thonë disa shqiptarë të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SHPEJTËSI "SKËTERR"/ Aksident në qafën e Koshovicës në Fier, plagoset 60-vjeçari (EMRI+VIDEO)
Previous article I ÇMENDI FANSAT/ Morena Taraku pozon sërish një foto "të nxehtë"

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT