• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
12 MILIONË EURO PËR NJË DASMË TË THJESHTË/ Themeluesi i Amazon kurorëzon dashurinë në Venedik
Home
Jetë

12 MILIONË EURO PËR NJË DASMË TË THJESHTË/ Themeluesi i Amazon kurorëzon dashurinë në Venedik

11 June, 2025 s.autor Jetë

Në fund të këtij muaji, sytë e botës do të drejtohen nga Venediku, aty ku manjati i teknologjisë Jeff Bezos pritet të martohet me të fejuarën e tij, prezantuesen Lauren Sanchez. Ceremonia, e cila do të mbahet në një nga qytetet më romantike të Evropës, pritet të jetë një event me shumë shkëlqim, por me një ton dukshëm më të matur nga sa pritej për një ndër njerëzit më të pasur në botë.

Megjithëse pasuria e Bezos kap shifrën marramendëse prej 220 miliardë dollarësh, dhe vetëm mirëmbajtja vjetore e jahtit të tij “Koru” kushton rreth 34 milionë dollarë, burime nga Venediku raportojnë se dasma do të jetë “çuditërisht modeste”.

Më pak se 200 të ftuar, një vend i izoluar dhe shpenzime që nuk pritet të kalojnë 12 milionë euro janë tregues të qartë të një qasjeje më të rezervuar që çifti ka zgjedhur për këtë ditë të veçantë.

Ceremonia do të mbahet në “Fondazione Cini”, një ish-manastir në ishullin San Giorgio Maggiore, i njohur për privatësinë dhe sigurinë që ofron. Objekti është mbyllur për publikun të mërkurën, më 25 qershor, që pritet të jetë edhe data zyrtare e dasmës. Lokacioni ndodhet fare pranë zonës ku do të ankorohet jahti gjigant “Koru”, i cili për shkak të rregullave të mbrojtjes së mjedisit, mund të qëndrojë vetëm në portin San Basilio  pika më e afërt me qendrën e qytetit për anijet e mëdha.

Sipas raportimeve nga DailyMail, çifti ka rezervuar edhe hapësira të tjera luksoze për të mirëpritur të ftuarit. Hoteli legjendar “Cipriani”, i cili numëron 79 dhoma, është bllokuar tërësisht nga data 24 deri më 26 qershor. Çmimet e suitat më të shtrenjta në këtë hotel arrijnë deri në 20 mijë euro për natë, ndërsa objekti përfshin pishinën më të madhe në Venedik dhe kopshtin romantik “Casanova”.

Gjithashtu, është rezervuar edhe hoteli “Aman Canal Grande”, një pallat luksoz me 24 dhoma, i njohur për dasmën ikonike të George dhe Amal Clooney në vitin 2014. Pritet që një nga festat e dasmës të zhvillohet në rezidencën e stilistes së njohur Diane von Fürstenberg, mike e afërt e çiftit.

Në përpjekje për ta ruajtur privatësinë, burimet theksojnë se nuk janë dërguar ftesa tradicionale  as në letër, e as në mënyrë elektronike. Lista e të ftuarve është përzgjedhur me kujdes dhe ka pësuar shkurtime të konsiderueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur mbërrin në Shqipëri vëllai i Nuredin Dumanit, u arrestua në Dubai
Previous article VUÇIÇ VIZITON PËR HERË TË PARË UKRAINËN/ Moska kërcënon Serbinë

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT