• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
12 EURO PËR NJË LEJE PËR SHFRYTËZIM PLAzHI/ Çfarë vendosi SPAK për 2 ish-zyrtarët
Home
Aktualitet
Kronikë

12 EURO PËR NJË LEJE PËR SHFRYTËZIM PLAzHI/ Çfarë vendosi SPAK për 2 ish-zyrtarët

26 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur ish-zyrtarin e Urbanistikës Sarandë, Ariel Balani dhe ish-zyrtarin e IKMT Julian Preni, të akuzuar përkatësisht për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Sofia Doda dhe Foti Doda, ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt.

Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, i kërkuar Dodës shumën prej 12 mijë Euro, për të ndikuar tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit.

Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Balani, i ka marrë atij shumën prej 6 mijë Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe ai ia ka kthyer shumën e parave.

Gjithashtu nga hetimi rezulton se Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit.

Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në vitin 2019, u mor vendimi për prishjen e objektit. Në muajin mars të vitit 2020, Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së në Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës, shumën prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

Sipas SPAK, pasi kanë negociuar, Doda i ka dhënë Julianit shumën prej 3000 Euro dhe objekti nuk u prish në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019. Objekti u prish më pas në vitin 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMOHET 64-VJEÇARI/ Zhduket i biri në Tiranë, i ati “ngre në këmbë” policinë
Previous article PROJEKTE PËR MENAXHIMET E BURIMEVE UJORE/ Balluku: I mirëdizenjuar, sfidë e madhe do të jetë zbatimi i tij

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT