• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
110 VJETORI I PAVARËSISË/ Presidenti Biden uron shqiptarët: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE
Home
Politikë

110 VJETORI I PAVARËSISË/ Presidenti Biden uron shqiptarët: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE

28 November, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., përmes një mesazhi dërguar Presidentit të Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj uroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.

Në mesazhin e Presidentit Biden, ndër të tjera, theksohet:

“Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona – një partneritet që ka çuar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin. Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike”, shprehet Presidenti Biden në mesazhin e tij.

Ndërkohë presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në Twitter ka falënderuar zotin Biden për urimin.

“Faleminderit Presidenti Biden për mesazhin tuaj për Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të festës sonë të Pavarësisë. Shqipëria dhe SHBA janë partnerë strategjikë dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në vitet në vijim për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin”, shkruan kreu i shtetit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNIN KËRDINË NËPËR ATHINË/ Kapen 3 adoleshentë shqiptarë në Greqi
Previous article DITA E PAVARËSISË/ Në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi ngrihet flamuri kuqezi

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT