Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot publikimin e parë të sondazhit të realizuar nga Top Channel në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, në bashkëpunim me sondazhistin e njohur amerikan John McLaughlin, i njohur për bashkëpunimin me ish-presidentin Donald Trump.
Gjatë fjalës së tij në rubrikën ‘Sy m’sy’, Rama theksoi se ishte kurioz për rezultatet, duke përmendur përvojën e McLaughlin në fushatat amerikane. “Faktikisht ishte kundër rrymës, ndërkohë që shumica jepnin Kamala Harris fituese në SHBA. Ky ishte ai që këmbëngulte për të kundërtën dhe në fund i dolën parashikimet,” tha ai.
Në përfundim të deklaratës së tij, Rama nuk i kurseu ironitë, duke theksuar:
“Ah, edhe sondazhisti i Donald Trump e dinte që më 11 maj ka vetëm një fitues që të jemi të qartë.”
Komentet e tij vijnë në një moment kur fushata zgjedhore është në intensifikim e sipër dhe sondazhet e para po përdoren si indikatorë për ecurinë e subjekteve politike në garë.