• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 MAJI/ Nga Iris Luarasi, tek vajza e Agron Çelës dhe thyerja e ‘rregullit’ në Elbasan: Risitë e listës së PS
Home
Politikë

11 MAJI/ Nga Iris Luarasi, tek vajza e Agron Çelës dhe thyerja e ‘rregullit’ në Elbasan: Risitë e listës së PS

13 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Pas zgjedhjeve të 11 majit, PS do të ketë një grup parlamentar të riformatuar, pasi vetëm 16 deputetë aktualë janë përfshirë në listën e sigurt. Një ndër to është edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili do të kryesojë Qarkun e Tiranës, së bashku me drejtuesit politikë dhe ministrat e tij.

Emri risi në kryeqytet është vetëm pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi.“Senatorët” socialistë, nga Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko në listën e hapur prej 37 kandidatësh do të luftojnë me njëri-tjetrin për të ulur sërish në karrigen e Parlamentit. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, 16 nga 17 ministrat e kabinetit Edi Rama ka kërkuar t’i ketë në ekipin e 11 majit.

13 në zonën e sigurt, ndërsa ministri i Brendshëm, ministri i Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë do të duhet të garojnë edhe për një votë me deputetët socialistë në Tiranë.

Për të përçarë votat e PL, Manastirliu kandidoi ish-numrin 2 të kësaj partie, Endrit Braimllari.

Fieri është një prej qarqeve me transformimin më të madh në përbërje të listave. Nga 7 deputetët e mbetur, Belinda Balluku ka mbajtur vetëm Antoneta Dhimën. Ndërsa i mori PDIU-së një deputet çam, Nusret Avdullën.

Edhe Vlora vjen me një listë të re, pasi vetëm 2 deputetë i mbijetuan këtij qarku. Në garë të hapur do të jenë Vullnet Sina, i cili u tërhoq nga dorëheqja dhe Damian Gjiknuri, autori i formulës së re të mbylljes së listës.

Lista e Shkodrës nuk ka një figurë të rëndësishme politike, përveçse personazheve të momentit dhe trashëgimtarëve politikë, ku ish-deputeti i LSI, Agron Çela, loboi që t’i jepte një vend të sigurt vajzës së tij Xhenis Çela.

Tradita e një kandidate grua nga Tirana e përndjek në çdo palë zgjedhje Niko Peleshin, i cili pavarësisht dëshirës së tij, i siguroi një vend të sigurt kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko. Korça gjithashtu i rrëmbeu një aleat Sali Berishës në momentin e fundit, kryetarin e Partisë Maqedonase.Në Durrës, Edi Rama theu rregullin e vendosur nga ai, duke futur në listë 3 deputetë, duke i gjetur edhe vend deputetes së Dibrës, Aurora Mara.

Mirela Kumbaros në Gjirokastër i është nevojitur edhe ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, për të ruajtur rezultatin e 2021. Ndërsa Eduard Shalsi, pasi i siguroi vetes mandatin e vetëm në Kukës, i hodhi sytë edhe nga demokratët për të marrë në listë ish-deputetin Alban Zeneli.

Ervin Demo dha dorëheqjen nga Bashkia e Beratit për të qenë në Parlament, ndërsa nuk mori në ekip Nasip Naçon dhe Bardhyl Kollçakun që mbeten jashtë listave.

Edhe Elbasani shkeli rregullin duke i siguruar sërish mandatin deputetes Evis Kushi, ndërsa një vend u gjend edhe për Bora Muzhaqin.

Për të bërë një listë me deputetë të rinj, kryebashkiakë, nënkryetar bashkish dhe drejtorë, kryetari i Partisë Socialiste përjashtoi nga gara 24 të zgjedhur socialistë nga 2021.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI NË KUVEND/ Topalli: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur
Previous article HABIT ALEATI I BERISHËS/ Ankimon në Apel zgjedhjet e vitit 2021! Ja kur hidhet shorti

s.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT