• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 MAJI/ KQZ i kthen përgjigje PD-së: Janë 99.455 fletë votimi të papërdorura për 233 qendra votimi
Home
Politikë

11 MAJI/ KQZ i kthen përgjigje PD-së: Janë 99.455 fletë votimi të papërdorura për 233 qendra votimi

3 June, 2025 s.autor Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur zyrtarisht Partisë Demokratike lidhur me kërkesën për verifikimin e fletëve të votimit të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në përgjigjen e firmosur nga Komisioneri Ilirjan Celibashi, saktësohet se janë 99,455 fletë votimi të papërdorura që u përkasin 233 qendrave të votimit, të cilat gabimisht janë raportuar si “0” në procesverbalet përkatëse.

Sipas KQZ-së, numri total i fletëve të papërdorura është 1,935,328, bazuar në të dhënat zyrtare të raportuara nga çdo qendër votimi. Këtij totali i shtohen edhe:27,340 fletë votimi të papërdorura në 74 QV ku u aplikua votimi elektronik (në Vorë dhe Njësinë nr. 10 në Tiranë),

99,455 fletët e raportuara gabimisht si të përdorura,

si dhe 5,369 fletë votimi, për të cilat ka pasaktësi në raportim, por që konsiderohen gjithashtu të papërdorura.

KQZ thekson se këto pasaktësi burojnë nga gabime në plotësimin e procesverbaleve nga komisionet e Qendrave të Votimit dhe se të gjitha sqarimet janë bërë në kuadër të transparencës dhe verifikimit të rregullsisë së procesit zgjedhor.

Përgjigja e KQZ ndaj PD:

I nderuar Z. Nuri

Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se :

Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË NJË LIDHJE? Xhensila dhe Ledri Vula: A po flasin të vërtetat pas skenave të afërta?
Previous article GJILAN/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT