• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 MAJI/ Berisha nga Kruja: Rënia e euros katastrofë për eksportuesit, do krijojmë bord kompensimi pas 12 majit
Home
Politikë

11 MAJI/ Berisha nga Kruja: Rënia e euros katastrofë për eksportuesit, do krijojmë bord kompensimi pas 12 majit

18 April, 2025 s.autor Politikë

Nga Kruja, ku zhvilloi një takim me qytetarë dhe sipërmarrës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal te problematikat ekonomike që po përballen bizneset shqiptare, me theks të veçantë te rënia e euros dhe ndikimi i saj në sektorin e eksporteve.

“Vetëm rënia e euros me 35% është katastrofë për eksportuesit. Euron e zhvlerësoi kjo qeveri që toleroi bandat e trafikantët të fusnin para me kontejnerë. Si pasojë, qindra mijëra vende pune janë humbur, dhe shumë ndërmarrje eksporti kanë falimentuar”, tha Berisha.

Ai premtoi krijimin e një bordi të posaçëm pas 12 majit, i cili do të kompensojë zhvlerësimin e euros për eksportuesit, qindarkë për qindarkë.

Berisha vlerësoi punën e sipërmarrësve dhe punëtorëve që, sipas tij, po mbajnë gjallë ekonominë në kushte të vështira: “Përulem me nderim para punës që bëni. Fasoni nuk është industri e botës së tretë, siç thotë Rama, por krenari kombëtare për ne. Prodhimi është punësim, rritje pagash dhe mirëqenie.”

Ai theksoi se programi i Partisë Demokratike synon kthimin e parave te qytetarët përmes taksave, vendosjen e minimumit jetik dhe një pensioni minimal prej 200 eurosh për çdo pensionist.

“Do u kthejmë qytetarëve paratë që i merr shteti. Nuk do të ketë më pension nën 200 euro në Shqipëri. Do vendosim minimumin jetik për çdo qytetar,” shtoi ai.

Në fund, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për një Shqipëri që, sipas tij, punon për biznesin, punëtorët dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI PRIORITETE TË TJERA NËPËR BOTË"/ Rubio paralajmëron: Nëse marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nuk avancon së shpejti...
Previous article DOSJA "PARTIZANI"/ Gjykata shtyn sërish vendimin për Berishën dhe të tjerët, cilët janë 3 skenarët që mund të ndodhin

s.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt Politikë

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet Politikë

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT