• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 MAJI/ Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, 21% e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre
Home
Politikë

11 MAJI/ Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, 21% e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre

24 April, 2025 s.autor Politikë

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, shpalosi një pjesë të programit për të bërë ndryshimit.

“Gjirokastritë dhe gjirokastrite, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju në këtë shesh, për të gjithë qytetarët e këtij qyteti, për të gjithë banorët e qarkut të Gjirokastrës kudo që ndodhen sonte, në Shqipëri, emigracion e diasporë.

Mirënjohje të pakufishme për këtë pritje fantastike, mesazhi më i mirë që u përcillni sot shqiptarëve.

Por unë u sjell ju sonte përshëndetjet e qytetarëve të një turi që nisi në Vorë, vazhdoi në Fier, Himarë, Borsh, Sarandë dhe që qëndroi këtu në Gjirokastër, turi i vërtetë i shpresës, optimizmit dhe fitores.

 

 

I dashur zoti Tritan Shehu, udhëheqës politik i qarkut të Gjirokastrës, të dashur kryetarë të degëve të PD të këtij qarku, të dashur dhe të nderuar kandidatë tanë për depuretë të PD, përfaqësues dinjitozë të qarkut të Gjirokastrës, krenari e veccantë për këtë qark dhe Shqipërinë.

Miqtë e mi, sonte jam para jush për të paraqitur projektin tonë të Gjirokastrës madhështore, të Shqipërisë madhështore.

Cilido që njeh alfën e këtij qarku, e këtij qyteti, e këtij rrethi, gjen madhështi, trashëgimi madhështore të kësaj treve, gjen lashtësi, gjen gjeni të letrave shqipe sicc është Ismail Kadare, gjen burra të mëdhenj, luftëtarë të pamposhtur.

Gjen Antigonenë, një nga trashëgimitë më të mëdha kulturore.

Por gjen shpirtin e madh, tolerant të banorëve të këtij qarku, në të cilin shqiptarë, grekë, arumunë jetojnë vëllazërisht, jetojnë në mirëkuptim të plotë njëri me tjetrin.

Pra ne kemi një trashëgimi madhështore, kemi dhe një shpirt madhështor tek qytetarët e Gjirokastrës.

Por prapë ne nuk mund të themi se kemi Gjirokastrën e sotme madhështore.

Nuk mund të themi se kemi ende të ardhmen madhështore të Gjirokastrës.

Nuk mund ta themi këtë sepse sot në Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë, sipas burimeve të pavarura të UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre, nuk kanë.

Miq do kërkoj ndjesë t’u rrëfej një moment nga jeta ime e mgekut. Në vitin 1988 u bë një plenum dhe për turpin e atij regjimi vendosën që fermerit t’i japin një kec dhe një qengj. Kecin do ia merrnin, qengjin do ia linin.

Në atë mbledhje e mora fjalën, dhe Sali Berisha në atë mbledhje, bëri apoteozën e lopës.

Mbajtja një fjalmi për lopën ku kërkova t’u kthehet dhe gjithccka e argumentova me minimumin proteinik që ishte një bazë e minimumit jetik. Mungesa e tij i mbante njerëzit në uri, i mplak para kohe dhe u shkurton jetën.

Vite më vonë vjen në Shqipëri një delegacion francez, një mik i imi me një grup deputetësh.

Më pyet, Sali si i keni punët?

Probleme kemi, jemi të varfër.

Jo, Sali, jeni mirë. Se kishin shkuar në Prezë, kishin parë sytë e fëmijëve. Ishin të ushqyer. Nuk kishin uri.

Sot UNICEF thotë se 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte fëmijëve të tyre.

Sot 760 mijë pensioniste kanë pensione qesharake.

Sot 57 përqind e 760 mijë pensionistëve marrin një pension nën 160 euro.

Sot fshati ka një pension 120 euro.

Sot ndihma ekonomike është qesharake.

Ja pra o miq.

Mirëpo në qoftë se do ndiqeshin rritja e ccmimeve, të gjithë pensionistët sot nuk do mund të kishin një pension nën 390 euro për të jetuar sicc jetonin në vitin 2013.

Ndërsa qeveria i përjashtoi ata, i la në atë që klasifikohet si varfëri ekstreme.

Varfëria ekstreme është tirani mjerimi. Është tirani, është shtypje, është topitje, është poshtërim, është zhvlerësim.

A mund të jetë kjo Gjirokastra madhështore? Kurrë.

A mund të jetë kjo Shqipëria madhështore? Kurrë.

Miqtë e mi, nuk krahasoj sot me diktaturën staliniste, por në vitet ’70, një poet i madh, i pavdekshëm, shkruan një poemë, Saharaja dhe ai krahason Shqipërinë me Saharanë.

Ndër të tjera thotë se Saharaja nuk shikon ëndrra se ishin të shtypur.

Po ne ku jemi me ëndrrën sot? Ëndrra jonë sot janë të rinjtë. Por të rinjtë po ikin.

Ne sot jemi një vend pa ëndërr. Ccfarë ëndrre mund të kemi ne kur 600 mijë të rinj kanë ikur 10 vitet e fundit?

Ccfarë ëndrre mund të kemi ne kur në shkollat e Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë janë reduktuar në maksimum nxënësit?

Kur në Labovë, në Maleshovë, në zonat e tjera, klasa me dy nxënës, klasa pa nxënës?

Ccfarë po ndodh me Shqipërinë dhe me Gjirokastrën?

A nuk po zvogëlohemi ne në mënyrë të tmerrshme.

Nuk ka një komb në histori që në 10 vite të ketë humbur, sicc thotë statistika evropiane, 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e BE.

Atëherë, a ka një thirrje të brendshme nga shpirti i këtij kombi?

A ka një thirrje nga thellësitë e kësaj toke, të shpëtojmë Shqipërinë, t’i japim Shqipërisë madhështinë që i takon” – u shpreh Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Vodhi syze me vlerë mbi 11 mijë euro në një dyqan, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë! Rezulton i dënuar më parë
Previous article TË SHTUNËN PAPA FRANCESKU PËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT/ Në ceremoni merr pjesë edhe presidenti Begaj

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT