• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
107 VJETORI I POLICISË SHQIPTARE/ Rama dhe Veliu inaugurojnë ambientet e reja të repartit RENEA
Home
Politikë

107 VJETORI I POLICISË SHQIPTARE/ Rama dhe Veliu inaugurojnë ambientet e reja të repartit RENEA

13 January, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama Rama dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu inaugurojnë ambientet e reja të repartit RENEA. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka bërë me dije se investimi është i qeverisë dhe i Bashkimit Europian, ku investimi total shkon në 10 milion euro, 7.6 nga qeveria dhe 2.4 nga BE.

Ai ka thënë se brenda muajve të parë në 2020 Policia do të plotësohet me flotë tokësore me mjete dinjitoze për Policinë. Po ashtu ai ka thënë se synim i këtij viti është transformimi i Policisë Shkencore.

Më tej ai shtoi se do të ulet mosha mesatare e Policisë duke rekrutuar të rinj ndërsa komentoi edhe Vettingun në Polici duke deklaruar se do ta pastrojë nga elementet e padëshiruar.

FJALA E ARDI VELIUT

I nderuar z. Kryeministër, ministër i brendshëm, ambasadori i BE, familjarë të dëshmorëve të Policisë, miq dhe të ftuar, kolegë

Një prej reparteve me reputacionin më të lartë jo vetëm në Shqipëri por dhe në vendet e huaja do të kenë nga sot shtëpinë e re. Një ambient modern, me të njëtat standarte si ato të BE.

Reparti RENEA këtë investim do ia kthejë shoqërsië me siguri. U bë i mundur falë iniciativës së qeverisë dhe Ramës.

Akomodimi i forcave speciale në ambiente të sigurta. Në total, u investuan 10 milion euro , 7.6 nga buxheti dhe 2.4 nga BE. Kënaqësi e dyfishtë që këtu ku do të stërvitet RENEA përkon me 107- vjetorin e Policisë.

Jemi në frontin e parë kundër krimit dhe paligjshmërisë. Publiku nuk i njeh fytyrat djemve dhe vajzave që jo pak herë kanë rrezikuar jetën, por i njeh veprat.

Të nderojmë 204 policët që dhanë jetën në krye të detyrës, dëshmorët e Policisë. Në jo pak momente është vendosur në pikëpyetje dhe ekzistenca e organizatëve, por falë profesionistëve dhe atdhetarëve ia ka arritur qëllimit. Policia është në sytë e publikut dhe qytetarit.

Mbyllëm një vit me rezultate inkurajues dhe parametra normale të Policisë. 2019 ishte me shumë ngarkesë në këto vitet e fundit. Numri i personave të rrezikshëm është me qindra. Në disa raste ishim të tradhëtuar nga gjyqësori por nuk na inkurajuan. 90 milion euro të sekuestruara në 2019, luftë përballë krimit dhe paligjshmërisë. Kemi qenë të besueshëm për partnerët duke bërë operacione me ndërkombëtarët në bashkëpunim. Mbajtëm jashtë hartës së kanabisit Shqipërinë për 2019. Sezonin turistik e përballuam pa asnjë ngjarje kriminale. Tërmetin e 26 nëntorit, mijëra policë lanë familjet dhe të parët u vendosën në operacionet e kërkim- shpëtimit. I falenderoj sot.

Policët janë sot shërbëtorë të qytetarëve dhe jo padronë të tyre. Një ndihmesë të madhe kanë dhënë OSBE apo PAMEKA, që kanë trajnuar apo kanë asistuar me logjistikë.

2020 do të demonstrojmë se Policia ka motivimin t’i përgjigjet

Flotë tokësore me mjete të reja dhe dinjitozë.

Ngritja e Policisë Shkencore. Akademia e Sigurisë do të transformohet, janë inteligjenca e nesërme e Policisë. Do të ulim moshën mesatare duke rekrutuar dhe rifreskuar në 2020 Policinë me të rinjtë.

Mund të rrisim kapacitetet e brendshme duke ulur me 1.5 vite moshën mesatare në 3 vite e tjera.

Vettingu që ka nisur do të pastrojë elementët e padëshiruar dhe do ta bëjë më të shëndoshë.

Jemi të vendosur për të kryer misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe pronës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 29 VITE NGA VRASJA BARBARE E TË RESË VLONJATE/ Vëllai tregon skandalin me drejtësinë: Motra ime ha dhe...
Previous article NDAHET NGA JETA STOLI BELI/ Spikerja e parë e RTSH! Lidhja që ka pasur me Xhemi Shehun (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT