• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
107 DOZA LËNDË NARKOTIKE/ Shpërndarësit nga Vlora kapen MAT nga “Vjeshta” (EMRAT)
Home
Breaking News

107 DOZA LËNDË NARKOTIKE/ Shpërndarësit nga Vlora kapen MAT nga “Vjeshta” (EMRAT)

23 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar ‘Vjeshta’, ndërsa ka sekuestruar kokaine dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin Artan Agolli, 48 vjeç. Gjithashtu në kuadër të këtej operacioni është arrestuar edhe Marjo Kola, 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi në lokalin ku punonte si banakier u gjetën 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Kokainë”.

Njoftimi i policise:

Finalizohet operacioni antidrogë “Vjeshta”. Sekuestrohen kokainë e para të përfituara nga aktiviteti kriminal. Arrestohet në flagrancë autori. Ndërkohë në Sarandë është kapur dhe arrestuar një tjetër shtetas që shpërndante kokainë me doza.

Gjithashtu në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që trafikojnë lëndë narkotike, gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e Qarkut Vlorë, nga Forca e Posaçme Operacionale me mbështetjen e FNSH, janë shoqëruar për verifikim 28 persona kryesisht ata me precedent penal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kënë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin antidrogë “Vjeshta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë.

Sipas hetimeve me metoda speciale, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së personit dhe në mënyrë të mirëorganizuar dhe profesionale u arrit kapja në kushtet e flagrancës e shtetasit Artan Agolli, në godinën ku edhe jetonte përkohësisht në fshatin Dhërmi, Vlorë.

Nga kontrolli i banesës, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale tė ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike :

▪ 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.
▪ 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë.
▪ Një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike, dy aparatë celularë.

Ndërkohë në Sarandë, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin: Marjo Kola, 42 vjeç, banues në Sarandë, Menaxher dhe Banakier në një lokal. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Kokainë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TA BESONI SA NGJAJNË! Elvana Gjata poston videon e të motrës dhe ajo qenka kopja e saj (FOTO)
Previous article E pabesueshme, por dieta ushqimore ndikon në seksin e fëmijës!

k.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT