Sot është 105 vjetori i themelimit të policisë së shtetit, dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar familjen e policit të vrarë Artan Cuku.
Në fjalën e tij ai ka shprehur falenderimin për sakrificën e punonjësve të policisë, si dhe ka akuzuar ata që janë në krye të institucionit duke thënë se këta janë kriminelët që po udhëheqin policinë e shtetit.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës për të shporrur aleancën e krimit.
/AlpeNews.al/


