Një operacion antidrogë i policisë greke në Athinë ka zbuluar 105 kilogramë kokainë dhe për këtë janë arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat. Në një banesë në Attica Policia ka zbuluar 105 kilogram kokainë të fshehura në një enë me rërë dhe në një furrë.
Po ashtu Policia greke gjeti dhe sekuestroi 600 mijë euro të cilët dyshohet se i përkisinin dy shqiptarëve.
Pikërisht për këtë operacion që është në vijim, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes greke, Michalis Chrysohoidis i cili ka përgëzuar forcat e policisë për finalizimin e këtij operacioni.
“Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës”, shkruan ministri grek Michalis Chrysohoidis teksa ka publikuar edhe pamje nga operacioni.




