• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
100 VJETORI I LINDJES/ Veliaj i jep titullin “Simbol i qytetit” Gjeneral-lejtnant Rrahman Parllakut
Home
Sociale

100 VJETORI I LINDJES/ Veliaj i jep titullin “Simbol i qytetit” Gjeneral-lejtnant Rrahman Parllakut

15 April, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Ka heronj dhe mbi heronj, por gjeneral Rrahman Parllaku mbetet mbi të gjithë një hero i gjallë dhe krenari e qytetit. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës e ka nderuar atë me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”, një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste.

Titulli iu dorëzua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi gjeneral Parllakun si simbol i gjallë i kujtesës patriotike, qytetare dhe historike.

“Bashkia Tiranë i jep certifikatën për titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”  Rrahman Parllaku, me motivacionin “patriot që luftoi fashizmin, figurë emblematike e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, gjenerali që sfidoi regjimin e diktaturës komuniste, dhe Hero i Popullit, titull që diktatura komuniste ia hoqi, por historia ia përjetësoi. Ndaj, qyteti i Tiranës, që sapo ka hyrë në vitin jubilar të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, ka krenarinë që t’i japë titullin e nderit “Simbol i Qytetit” bashkëmoshatarit të saj shekullor, i cili për kontributin e tij është kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike”, u shpreh Veliaj.

Gjenerali Rrahman Parllaku është ndër të paktët partizanë që jetojnë dhe dëshmojnë histori të tre kohëve, të partizanit e luftëtarit antifashist, heroit e komandantit ushtarak dhe atë të persekutimit komunist. Veliaj u shpreh se gjeneral Parllaku është simboli i njerëzve që pavarësisht sakrificave, ka dhuruar vetëm dashuri dhe mirësi. “Si djalë i ri që je, vetëm 100 vjeç, them se i bën nder qytetit tonë të të shpallim simbol të Tiranës. E bëjmë këtë respekt me mirënjohje nga të gjithë qytetarët, të majtë të djathtë, nga i gjithë Këshilli Bashkiak. Duhet të kuptojmë se në historinë e këtij vendi edhe të mirat, por edhe të këqijat, ia kemi bërë vetë njëri-tjetrit. Edhe i kemi ngritur njerëzit që kanë sakrifikuar, edhe i kemi ulur, por ja ku jemi prapë sot në këmbë. Si njeri që s’ka njohur kurrë urrejtje, pavarësisht ç’ke kaluar në jetë, dhe ke dhënë vetëm dashuri e mirësi, e kemi për nder të të kemi simbol të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rrahman Parllaku kujtoi betejat në luftën për çlirimin e Tiranës, ndërsa theksoi në këtë 100-vjetor të tij se jeta është e këndshme me të mirat e të këqijat e saj. Ai shprehu mirënjohjen ndaj kryebashkiakut Veliaj për këtë vlerësim që i bëhet në përvjetorin e lindjes.

“Në Tiranë kam ardhur me Brigadën e III-të dhe luftova një muaj e gjysmë. Kemi bërë 22 aksione brenda qytetit, komandën e kishim në Priskë. Kur kujtoj këto ngjarje, ato baticat e zbaticat e mia në jetë, them që jetova. Jeta nuk është siç thonë: hyra këtu e dola atje. Jeta është e këndshme, me të mirat e të këqijat e saj. Edhe nga të këqijat, edhe nga burgu, mësova diçka. Njeriu mëson edhe nga vuajtjet, jo vetëm nga të mirat; mëson edhe nga të këqijat. Ju faleminderit për nderimin”, tha Parllaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË TERMINATORI I FUTBOLLIT/ Ja pse Messi i preferon ekipet angleze në Champions
Previous article SFIDA E KTHIMIT NDAJ JUVENTUSIT NË CHAMPIONS/ Agjenti i de Jong: Për këtë ndeshje ai do të...

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT