• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
100 vjet nga ekzekutimi i Romanovëve. Konfirmohen eshtrat e familjes së Car Nikollës (FOTO)
Home
Dossier

100 vjet nga ekzekutimi i Romanovëve. Konfirmohen eshtrat e familjes së Car Nikollës (FOTO)

19 July, 2018 g.autor Dossier

Këto eshtra të gjendura në Ekateriburg dhe më pas të varrosura në Shën Petërsburg i përkasin me të vërtetë Romanovëve. Konfirmimi i disatë erdhi në 100-vjetorin e vrasjes së tyre brutale, por nuk mjafton për t’i dhënë përgjigje një misteri që ka tërhequr breza të tërë historianësh për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes midis shtetit dhe Kishës Ortodokse ruse, shkruan La Repubblica.

Natën ndërmjet 16 dhe 17 korrikut të vitit 1918, Car Nikolla II, gruaja e tij Alexandra dhe 5 fëmijët e tyre, të moshës nga 10-20 vjeç, u ekzekutuan nga bolshevikët në Ekateriburg në mënyrë që t;i jepej fund dinastisë 300-vjeçare Romanov në krye të Perandorisë ruse. Trupat u hodhën nxitimthi në një varr masiv jashtë qytetit në Urale. Eshtrat e Nikollës, Aleksandrës dhe tre fëmijëve të tyre – Anastasia, Olga dhe Tatiana – u zbuluan vetëm në vitin 1979. Një zbulim që u bë gjatë kolapsit të plotë të Bashkimit Sovjetik.

{}

U desh të vinte viti 1998 që eshtrat të identifikoheshin zyrtarisht e më pas të varroseshin në kriptën e katedrales së Pjetrit dhe Palit në Shën Peterburg më 17 korrik, dy dekada më parë. Por, patriarku i atëhershëm, Aleksei, mbylli funeralin dhe dërgoi një ipeshkëv për të kryesuar ceremoninë e varrimit të atyre që konsideroheshin “eshtra të panjohura”. Të gjithë anëtarët e familjes perandorake u kanonizuan më pas në vitin 2000.

{}

Mbetjet e carit të vogël Aleksej dhe të motrës Maria, u gjendën në fakt në vitin 2007, por mbeten të depozituara në Arkiva të Shtetit dhe nuk janë bashkuar kurrë me pjesën tjetër të familjes pas dyshimeve të Kishës për ADN-në e tyre. Kjo çoi në hapjen e një hetimi mbi “Fundin e Romanovëve” tre vite më vonë.

{}

Ekspertët, të shtyrë dje nga një shënim i Komisionit Hetimor, i krahasuan profilet gjenetike të eshtrave në mostrat e ADN-së të të afërmëve të gjallë, duke konfirmuar vërtetësinë e tyre. Por hetimi vazhdon: “Pas përfundimit të hetimeve të të dy komisioneve mjekësore, do të merret një vendim”.

Patriarku ortodoks rus Kirill udhëhoqi një procesion në manastirin e Ganina Jama, në afërsi të Ekaterinburgut, ku Kisha Ortodokse Ruse beson se trupat Romanov u varrosën. Një version ky i sfiduar nga historianët. Nuk ka pasur asnjë përkujtim qeveritar. Vladimir Putin ishte i zënë dje në samitin me Donald Trump në Helsinki.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI/ Shqipëria vendi i vetëm pa hekurudhë të elektrifikuar në rajon. Publikohet HARTA që...
Previous article I njëjti plazh, i njëjti det, Ilir Beqja çdo VIT në të njëjtin VEND

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT