• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
100 URGJENCA PEDIATRIKE NË DITË/ Mjekja: Mos neglizhoni, dominojnë temperatura dhe infeksionet respiratore
Home
Sociale

100 URGJENCA PEDIATRIKE NË DITË/ Mjekja: Mos neglizhoni, dominojnë temperatura dhe infeksionet respiratore

18 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ashtu si çdo sezon dimri, fëmijët janë ata që preken më së shumti nga virozat. Në këtë periudhë në vendin tonë më së shumti dominojnë infeksionet respiratorë.

“Në këtë periudhë shikojmë një predominim të infeksioneve respiratore. Natyrisht në urgjencë ose në pediatrinë e përgjithshme ka dhe fëmijë me gastroenterite por që numri i tyre është pakësuar shumë. Kryesisht dominojnë temperatura, temperatura më të zgjatura dhe infeksione respiratorë”-tha mjekja.

Shefja e shërbimit të pediatrisë së përgjithshme në QSUT, Numila Kuneshka shpjegon se në rastet që kanë nevojë për shtrim fillimisht bëhet triazhi për të kuptuar nëse bëhet fjalë për COVID.

“Bëhet tamponi, merren analizat dhe fillon mjekimi. Me marrjen e përgjigjes së tamponit nëse është pozitiv drejtohet në pavijonin  COVID në pediatri, nëse tamponi del negativ pacienti shkon në specialitetin përkatës në pavijonet e tjera të pediatrisë. Kjo bëhet  për të mbrojtur përhapjen e infeksionit në pavijonet e tjera të pediatrisë, si për pacientët e tjerë të shtruar ashtu dhe për stafin mjekësor”-u shpreh mjekja.

Është shumë e rëndësishme shpjegon mjekja që për çdo rast suspekt COVID, prindërit të lajmërojnë çerdhen, kopshtin apo shkollën e fëmijës sepse ndikon në ndërprerjen e zinxhirit të informacionit.

“Edhe njëherë apel prindërve, të mos neglizhojnë shenjat që vënë re tek fëmijët, një temperaturë, një kollë, një dhimbje fyti, për çdo shenjë që shikojnë, duhet ti drejtohen mjekut të tyre të familjes.  Duhet të shikohet dhe situata epidemiologjike në çerdhe, në kopsht apo në shkollë ku është fëmija, situata epidemiologjike në familje dhe të gjitha këto duhet ti referohen mjekut të familjes apo mjekut pediatër që ndjek fëmijën”-shpjegoi mjekja.

Krahasuar me një vit më parë, është ulur numri i urgjencave pediatrike në QSUT ku tashmë numërohen rreth 100 urgjenca në 24 orë.

“Mesatarisht numri i fëmijëve që paraqiten në 24 orë në urgjencën e pediatrisë në spitalin pediatrik është afërsisht 100-110 fëmijë çdo 24 orë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër ishte më e rritur, shkonte mbi 300 në 350. Jo se është ulur sëmundshmëria por kjo gjë i dedikohet faktit që prindërit janë bërë në këtë situatë më të përgjegjshëm për të evituar grumbullimet e panevojshme nëpër spitale sepse problemet i konsumojnë ose i trajtojnë shumë mirë me mjekun e familjes ose pediatrin e tyre të lagjes”- tha mjekja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇIFTI PASHO U MASAKRUA I VESHUR ME PIZHAMA/ Ua hapën vetë derën vrasësve. Kush i tradhtoi? (DETAJET E RËNDA)
Previous article Historia e “xhaxhait” të Vjosa Osmanit, që komunistët në Shqipëri “ma varrosën gjysëm të gjallë”

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT